Në mbrëmjen e 17 korrikut në Moskë, një burrë hodhi një koktej molotov në mauzoleumin e Leninit në Sheshin e Kuq, shkruan kanalet telegram Baza dhe Shot . Zjarrvënësi u arrestua nga policia.
Sipas Baza, i arrestuari është 37-vjeçari Konstantin Staçukov nga Çita. Ndaj tij është bërë kallëzim mosbindjeje ndaj punonjësve të policisë. Shot vëren se i arrestuari ka ditëlindjen më 18 korrik, pa treguar se si mund të lidhet kjo me atë që ka ndodhur.
Nuk ka ende të dhëna për motivet e zjarrvënësit. Mauzoleumi nuk u dëmtua – një koktej molotov ra në trotuar