By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka
May 17, 2025
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për mediat serbe pushimet në jug të Shqipërisë janë tronditëse-ja pergjigjet e komentuesve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Për mediat serbe pushimet në jug të Shqipërisë janë tronditëse-ja pergjigjet e komentuesve
Turizëm

Për mediat serbe pushimet në jug të Shqipërisë janë tronditëse-ja pergjigjet e komentuesve

Kosova Times
Last updated: 2023/07/18 at 5:41 PM
Kosova Times Published July 18, 2023
Share
Image: 11012449, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Greg Balfour Evans / Alamy / Profimedia
SHARE

Pas bregdetit kroat mediat serbe kane shënjestruar edhe Shqipërinë, dy vende që ishin të preferuara pas Greqisë e cila ka filluar të mos u pëlqejë sepse grekët duket se po ”kërkojnë shumë”, shkruanKosovatimes. Një rrëfim e kishte dhënë një grua e cila ishte ndarë e pakënaqur diku në zonën e Halkidiki, ku pronari i resorit nuk i kishte lënë një ditë në plazhe pasi kishin sjellë gjëra ushqimore nga pika tjera jashtë këtij resori. Në ditën e dytë ishin detyruar ta lëshojnë rasorin pasi këtë herë si për inat  kishin marrë gjërat ushqimore të mëngjesit që servohen për në plazhë. Dhe ajo grua kishte shpërndarë në rrjetet sociale përvojën e saj në një faqe në një rrjet social  të Greqisë në gjuhë serbe. Por as grekët nuk janë të kënaqur dekadat e fundit me turistët nga Serbia. Madje në shumë vende kanë filluar të aplikojnë kyqjen në rrjet elektrik me kartela. Kjo pasi sipas disa pronarëve të komplekseve mbanin tërë ditën klimat e ndezura, madje për ironi piqnin  specat për ajvar të cilat i blinin rrugës diku në pjesën jugore të Serbisë. Pas disa vitesh vendosa të vizitojë disa nga vend pushimet në të cilat kaluam pushimet për shumë vite. Në Paralia të Katerinës ku që nga krijimi i kësaj pushimore ‘90 për qind ishin  pushues nga Kosova për dekada, një mik pronar i disa dyqaneve mu në qendër Yorgos  që kishte të punësuar një shqiptar nga rrethi i Lezhës, i tregon se asokohe kanë fjetur në Lira, ndërsa tash mezi arrijnë të përmbyllin bilancin. Madje as për së afërmi pavarësisht rregullimit mjaft të mirë të infrastrukturës që është  për tu vlerësuar, mungonte ritmi i jetës i viteve ’80 dhe ’90, kur qyteti gjëmonte nga muzika, frekuentimi në shitore dhe butiqe nuk ndalej në asnjë minutë. Tani për shumicën aktuale të turistëve kryesisht nga vendit e lindjes, suflaqet dhe giros-ët,ushqime të shpejta ishin menyja kryesore. Shumica e restoranteve me produkte deti mezi mbaheshin. E njëjta gjë ishte nga Neo Pori,  Platamona, Leptokaria, Olimpaki, dhe Agia Triada te zonës se Perea  ne drejtim te Halkidiki.

As bregdeti kroat nuk po kursehet nga rafalët mediale të cilët sugjerojnë që të mos shkohet sepse çmimet janë tepër të larta, duke marrë si shembull ndonjë vend që vërtet edhe mund të jetë i shtrenjtë    por jo të gjitha mund të jenë.

Një antireklamë kafilluar të shfaqet edhe ndaj Shqipërisë në pikun e sezonit turistik.Duke iu referuar përvojave individuale disa media po  shndërrohen në lobi fushatash kritike të vendeve konkurruese, si në rastin e Shqipërisë.

Pikërisht falë çmimeve Shqipëria vlen si një cak i popullarizuar turistik. Secilikur shkon në pushim dëshiron të knaqet duke shijuar ndonjë akullore,pirë ndonjë koktel, apo të dalë në darkë. Ashtu si shtresat sociale,  ekzistojnë edhe nivelet e lokaleve, pushimoreve etj, me një fjalë diku më lirë diku pak më shtrenjtë.Por të shfaqesh veten të shokuar pa asnjë argument, në stilin “asnjëherë nuk do ta shihni…,më nuk kthehemi…,  atëherë kjo shndrohet në mjet propagande. Nisur nga historitë dhe postimet e serbëve në grupin në Facebook “Pushime në Shqipëri” , as atje nuk është aq e lirë, sidomos kur merret parasysh cilësia e shërbimit.

Ja një përshkrim në Nova të Beogradit e cila e cila i referohet përshkrimit të përvojës së një gruaje në Himarë.  Ajo thotë se Plazhi i qytetit është i paorganizuar, nuk ka tualete, kabina për ndërrimin e rrobave dhe e vetmja zonë e lirë në të gjithë zonën. Plazhi i Spiles është një katastrof, nuk ka dushe, kabina apo tualete. Bare pa ndalesë, ujë të pistë, shazlonet 10-13 euro. Plazhi është pak më i organizuar por më i shtrenjtë. Plazhi i Limanit eshte i organizuar dhe ja vlen per para, shezlonget 15 euro, birra 4,30 euro 0,33l, ushqimi nuk eshte si ne nje restorant elitar, por cilesor. Një pengesë e madhe janë çadrat e diellit, të cilat nuk mbrojnë fare, sikur nuk janë aty. Çmimet janë përgjithësisht mjaft të larta në dyqane dhe veçanërisht në restorante. Ndaj kushdo që dëshiron të shkojë në Himarë duhet të përgatitet mirë financiarisht që të mos pësojë ndonjë tronditje të lehtë. Kjo është përshtypja jonë e parë”, ka shkruar një anëtar i grupit i cili mëpas shkruan për plazhin e Borshit. “Shezllonet 10 euro, por i kishim të përfshirë me banesë. Pijet në restorant: 2-2,5 euro lëng, 2,5-3,5 euro birrë, vakti 8-10 euro pica ose ndonjë pjatë me mish. Mallrat e shtrenjta në dyqane po ndryshojnë vazhdimisht – duke rritur çmimet. Shalqini 0. 80 euro kilogrami, qershia 4 euro, buka 1,30 euro, qumeshti 2 euro 1,4 litra, akulloret lira 1 euro, ato me te mirat 2-2,5-3 euro (Magnum etj.) petulla 2 euro Nutella , 2,5 euro Nutella plus biskota.

Në Sarandë, raportojnë ata, në plazh ka çadra falas, ndërsa në Ksamil një shezlonet nga  10-25 euro.

“Ata nuk japin asgjë për asgjë. Shezlonget janë nga 1000-2500 leke. Në plazhin e qytetit 2500 lekë, pak bar noton në ujë, e vetmja tërheqje është lëkundjet në ujë në atë plazh. Ne ishim tani dhe kurrë më. Rrugët anësore janë të gjitha gurë dhe pluhur, vetëm rrugët kryesore janë të asfaltuara”, shkruan një anëtar i grupit dhe shumë të tjerë qe janë nisur  atje të bindur se është “gjithçka për asgjë” u habitën.

“Shezllonet janë të shtrenjta dhe nuk merrni asgjë për çmimin. Vetë Ksamili është i shtrenjtë si ferr dhe pothuajse të gjithë janë plazhe private. Kudo që të shkosh, nuk ka peshqir në plazh, duhet të marrësh me qira një shezlong. Restorantet nuk janë shumë të shtrenjta, por për paratë që kam lënë në Ksamil, mund të kisha shkuar në Bali me familjen time”.

Ka pasur komentues  të ndryshëm. Mile thotë se në nuk ju pëlqen shkoni nëmalettona, sic thotë presidenti. Dje nuk jupëlqeu Greqia, pardje Kroacia ndërsa tani Shqipëria….problemi është te ju”.

Ndërsa një vajzë e quajtur Peki  thotë se ai qënuk ka shkuar të mos flasë, kemi qenë njëherë dhe shkojmë përsëri”.

Ndërsa një i quajtur Aca Kosmet i përgjigjet Pekit: “ Kamqenë tre vite pandërprerë  dhe cdo vit  përjetojë ndonjë befasi, këtë vit nuk do të shkojë”.

Ndërsa GM i shkruan lexuesit Nenad: “Domate turist”

Ndërsa një tjetër koment i lexueses Genovera: “Nuk japinasgjë falas”, është një nga komentet. E kuka kështu? Nuk  i kam të qartë njerëzit të cilët sot presin shërbim, buzëqeshje dhe kualitet, por të mos paguajnë.

Një tjetër koment interesant i një lexuesi i quajtur  Vrle: “Kafja në Beograd është 2 euro, palpeta 3 euro,birra 3 euro, shazllonet në Ada nukpaguhen por çmimet janë më të shtrenjta se në qytet. Beogradi është mjaft i ndyrë, nuk ka kujdes për trotuare sepse vendpunishtet nga të gjitha anët. Paramendo që të ankohesh se deti është si në shtëpi por atje të pengon! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Zvicra: Toka e Alpeve, liqene blu të pabesueshme dhe kështjella magjike, ku çdo kornizë është si një kartolinë

Greqia e dyta në botë me 623 plazhe të vlerësuara

Krasniqi: 14 milionë turistë pritet që të vizitojnë Shqipërisë

Italia pret 66 milionë turistë dhe 267 milionë vizitorë

Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme

Kosova Times July 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia me plan operativ për paralajmërim e bllokimit të rrugëve në Serbi

Kosova Times Kosova Times September 6, 2024
Iu bë atentat në Athinë, ja kush është i riu shqiptar që mbeti i plagosur (EMRI)
Borrelli fton Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel
Duke pritur banesat nga Qeveria…
Trump vendos gjendjen e jashtëzakonshme në Amerikë dhe nxjerr ushtrinë në rrugë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?