By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komunikimi Putin-Erdogan: Presidenti turk rimerr sërish rolin e ndërmjetësit në konfliktin ukrainas
November 24, 2025
Operacion i rrallë me laparaskop në Spitalin e Pejës
November 24, 2025
FSK organizon “Ditën e Hapur” me rastin e Ditës së Forcës më 27 nëntor
November 24, 2025
KQZ-ja vendosë kufizimin e shpenzimeve për fushatë
November 24, 2025
Nesër hapet ekspozita ‘Drojë’ me rrëfime personale të së kaluarës së Kosovë
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri: Sekuestrohen gjashtë prona të Arben Ahmetajt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri: Sekuestrohen gjashtë prona të Arben Ahmetajt
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri: Sekuestrohen gjashtë prona të Arben Ahmetajt

Kosova Times
Last updated: 2023/07/18 at 5:09 PM
Kosova Times Published July 18, 2023
Share
SHARE

Autoritetet në Shqipëri kanë bërë të ditur se janë sekuestruar katër banesa dhe dy llogari bankare në pronësi të ish-zëvendëskryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thënë se janë ushtruar kontrolle në shtatë banesa dhe për katër prej tyre, në pronësi të Arben Ahmetajt, është vendosur masa e sekuestrimit preventiv.

Gjithashtu, janë sekuestruar dhe dy llogari bankare të tij në shumë prej 124.300 eurosh.

Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK-u për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje të pasurisë.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe laptopë, telefona celularë, USB, e tjera, të cilat do t’iu nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme”, është thënë në njoftimin e SPAK-ut.

Kontrolli është kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit, mëngjesin e së martës, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Më herët janë kryer kontrolle në banesa të familjarëve të Ahmetajt, ndërsa kontrollet në pronat në emër të tij nuk mund të kryheshin pa votuar Kuvendi për heqjen e imunitetit si deputet.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmetaj i ka konsideruar kontrollet si “reprezalje ndaj familjes së tij”.

Më 14 korrik, Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit për të autorizuar arrestimin e Arben Ahmetajt dhe kontrollimin e pronave të tij.

Gjatë seancës plenare, 117 deputetë kanë votuar pro heqjes së imunitetit për Ahmetajn, ndërsa tre kanë abstenuar.

Avokatët e tij mbrojtës kanë deklaruar se ish-zyrtari i lartë ndodhet jashtë Shqipërisë, sipas tyre në Angli.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për kontrollim të pronave të Ahmetajt, por ende nuk ka një vendim për masën e sigurisë ndaj Ahmetajt.

Pas vendimit të gjykatës për caktimin e masës ndaj tij, duhet të kalojnë tri javë për ta shpallur kërkim ndërkombëtar.

Arben Ahmetaj ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë dhjetë vjetëve të qeverisjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka qenë drejtues i Drejtorisë së Tatimeve, ministër i Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, ministër i Financave, zëvendëskryeministër dhe ministër i Rindërtimit.

You Might Also Like

Komunikimi Putin-Erdogan: Presidenti turk rimerr sërish rolin e ndërmjetësit në konfliktin ukrainas

Aksident të çuditshëm: Qeni aksidenton per vdekje pronarin me makinë!

Rusia ftesë Kinës të ndërtojë një hekurudhë në Siberi në këmbim të metaleve të rralla të tokës

Kancelari gjerman përjashtoi mundësinë e rikthimit të Rusisë në G8

Rusia dhe arkitektura e ndëshkimit politik: nga rasti Vuçiç te paralelja me Armeninë dhe debati mbi “Sarajevo Safari”

Kosova Times July 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Filloi dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë

Kosova Times Kosova Times May 22, 2024
Vetëm 30% e emigrantëve të arsimuar shqiptarë punojnë në profesionet e tyre
HUR shkatërron kompleksin e radarëve të parkut zoologjik rus, goditja prej 24 milionë dollarësh e kapur në video
Numri i rusëve që aplikuan për azil në BE u rrit 2.5 herë
Aeroportet evropiane po rifusin rregulla më të rrepta për bagazhet e dorës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?