By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Katastrofë në Mal të Zi: Deti përmbyti shtëpitë në perlën turistike!
January 5, 2026
Një operacion sekret në Doha, takimet zgjatën me muaj të tërë, Maduro është tradhtuar dhe është dorëzuar!”
January 5, 2026
Sumohet shtepia e zevendespresidentit amerikan D Vancea !
January 5, 2026
Shefi i SBU Vasyl Malyuk njoftoi dorëheqjen e tij
January 5, 2026
Kapet në Morinë një shtetas kosovar i dënuar nga autoritetet lituaneze
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kë ka kontraktuar Kosova për lobim në ShBA?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kë ka kontraktuar Kosova për lobim në ShBA?
Ballina 1Lajme

Kë ka kontraktuar Kosova për lobim në ShBA?

Kosova Times
Last updated: 2023/07/19 at 1:16 PM
Kosova Times Published July 19, 2023
Share
SHARE

Kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës për lobim në ShBA – Afërdita Rakipi Communications dhe Ambal – nuk kanë pasur asnjë marrëveshje lobimi të regjistruar më parë në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Në deklarimet e tyre, pronarët e dy kompanive, Afërdita Rakipi dhe Avni Mustafaj, thonë se janë të angazhuar me orar të pjesshëm në detyrën e tyre për “avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes ShBA-së dhe Qeverisë së Kosovës”.

Bazuar në kontratat e nënshkruara më 26 qershor dhe të vlefshme për një vit, Rakipi dhe Mustafaj do të paguhen nga 147 mijë euro nga MPJD-ja për aktivitetet e tyre.

Shuma edhe më të mëdha janë ndarë në të kaluarën për kompani lobuese në ShBA, të cilat zakonisht kanë qenë të huaja dhe me përvojë në lobim.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Rakipin dhe Mustafajn lidhur me kontratat e tyre, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje prej tyre.

As MPJD-ja nuk është përgjigjur në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me këto kontrata – se pse janë bërë pikërisht tani dhe si janë zgjedhur të kontraktuarit.

Megjithatë, për Rakipin dhe Mustafajn ka disa informacione në platformat digjitale.

Kush janë Afërdita Rakipi dhe Avni Mustafaj?

Kërkimi i emrave të tyre në rrjete sociale dhe ueb-faqe të tjera tregon se të dy kanë qenë veprimtarë për çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan në ShBA dhe për Kosovën, para dhe gjatë luftës së vitit 1999.

Rakipi, e lindur në Miçigen të ShBA-së, e ka njohur ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, edhe para kontraktimit për lobim. Nëntë vjet më parë, Gërvalla e ka etiketuar atë në një sfidë leximi përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Në llogarinë e saj në Twitter, Rakipi nuk ka bërë ndonjë postim origjinal prej se presidenti amerikan, Joe Biden, ka marrë detyrën në fillim të vitit 2021. Por, që atëherë, Rakipi i ka shpërndarë disa postime të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ajo, gjithashtu, ka shpërndarë postime ku kritikohet qëndrimi i ShBA-së lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara po gërmojnë kundër marrjes së zyrave të tyre nga kryetarët e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ndoshta mund të kishte ndodhur ndryshe, por që kur ne e ndëshkojmë një vend për demokracinë e vet? Diçka seriozisht nuk po shkon me politikën amerikane”, thuhet në një postim të rishpërndarë nga Rakipi.

Marrëveshja për lobim është nënshkruar rreth një muaj pas ngritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Në atë zonë – të banuar me shumicë serbe – banorë lokalë serbë protestojnë nga fundi i majit kundër kryetarëve shqiptarë të komunave.

Hyrja e tyre në objektet komunale në veri është asistuar nga Policia e Kosovës dhe ky veprim është kritikuar nga përfaqësues të ShBA-së, por edhe të Bashkimit Evropian.

Zyrtarët e ShBA-së i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që t’i ulë tensionet në veri të vendit dhe kanë ndërmarrë masa ndëshkuese kundër saj, përfshirë përjashtimin nga një stërvitje e madhe ushtarake. Ngjashëm ka vepruar edhe BE-ja.

Aktualisht, në llogarinë e tij në Twitter, edhe Mustafaj shfaqet kritik ndaj Bashkimit Evropian për qëndrimin e mbajtur ndaj Qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Duke reaguar ndaj një postimi të Departamentit amerikan të Shtetit për ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, Mustafaj shprehet kritik edhe ndaj ShBA-së.

“Amerikës, në të vërtetë botës, i mungon mençuria dhe guximi i Madeline Albrightit për ta bërë atë që është e drejtë. Më duhet të besoj se ajo do të ishte tmerrësisht e zhgënjyer që ShBA-ja nuk po qëndron fort prapa Kosovës në vend që ta qetësojë [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq – një diktator. Populli i Kosovës meriton më mirë”, shkroi ai në Twitter.

Mustafaj, i lindur në Nju Jork të ShBA-së, ka qenë person kyç në Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), si dhe anëtar i organizatës Germin në Kosovë, që merret kryesisht me çështje të diasporës.

Sipas përshkrimit të dhënë nga Germin, Mustafaj ka udhëhequr delegacionet amerikane në negociatat për çështjen e Kosovës në Rambuje të Francës, më 1999. Aty ka marrë pjesë edhe Rakipi, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e NAAC-it.

Në mars të vitit 1999, të dy ata kanë marrë pjesë në një takim me presidentin e atëhershëm të ShBA-së, Bill Clinton, në Shtëpinë e Bardhë.

Në vitin 2012, Mustafaj, si drejtor ekzekutiv i NAAC-it, është takuar edhe me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kë tjetër paguan Kosova në ShBA?

Departamenti amerikan i Drejtësisë i bën publike marrëveshjet përmes të cilave persona apo kompani angazhohen nga shtete të huaja për lobim apo aktivitete të ndryshme politike brenda ShBA-së.

Në ueb-faqen e tij zbulohet se Kosova ka edhe një kontratë tjetër aktive, përveç dy kontratave të nënshkruara nga ministrja Gërvalla.

Ambasada e Kosovës në ShBA lidhi marrëveshje konsultimi me kreun e kompanisë Civica, Ilir Zherka, në vlerë prej 35 mijë dollarësh për një takim me “liderët e komunitetit shqiptaro-amerikan”.

“Civica do të ndihmojë në përcaktimin e objektivave dhe rezultateve të eventit; do t’i përgatitë materialet për punishtet; do ta lehtësojë eventin dhe më pas do të japë një raport”, thuhet në marrëveshjen e publikuar.

Sa ka paguar Kosova për lobim në të kaluarën?

Që nga 19 nëntori i vitit 1992, entitete të caktuara nga Kosova – si parti politike e institucione qeveritare – kanë shpenzuar miliona euro.

Historiku i kontratave të lobimit tregon se, në shumicën e rasteve, të kontraktuara kanë qenë kompani të njohura lobimi amerikane, si për shembull Ballard Partners dhe Podesta Group.

Ka pasur edhe rast si lobimi për Qeverinë e Kosovës nga Bardhyl Tirana, gjatë viteve 1993-1999, kur ai është paguar me 1 dollar në vit.

Grafika: Sa ka shpenzuar Kosova për lobim në ShBA?

A lobojnë vendet e Ballkanit Perëndimor?

Nga Serbia, aktualisht aktive është vetëm një kontratë lobimi nga Oda serbe për Tregti dhe Industri. Ky entitet ka kontraktuar kompaninë Yorktown Solutions për “shërbime këshillimore strategjike” për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ekonomike mes ShBA-së dhe Serbisë.

Kjo kontratë, që skadon më 8 nëntor të këtij viti, i ka kushtuar Odës serbe për Tregti dhe Industri 840 mijë dollarë.

E, përderisa nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë kontratë aktive, nga Bosnje dhe Hercegovina janë tri aktive – të tria në lidhje me entitetin serb, Republika Sërpska.

Nga Shqipëria është vetëm një kontratë aktive: Prime Policy Group kryen shërbime falas për ish-kryeminstrin Sali Berisha, të cilin Departamenti amerikan i Shtetit e ka shpallur person të padëshiruar (person non grata) në vitin 2021, shkaku i akuzave për korrupsion.

You Might Also Like

Kapet në Morinë një shtetas kosovar i dënuar nga autoritetet lituaneze

Digjet një objekt pranë stadiumit, zjarrfikësit në vendngjarje

KQZ: Mbi 73% e votave të numëruara, certifikimi pritet deri më 19 janar

KQZ: Numërohen 68 nga 92 kuti nga votimi përmes postës

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times July 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani: Çmimi i NATO-s është vlerësim për të gjitha gratë e Kosovës

Kosova Times Kosova Times October 14, 2025
Gërvalla: Shqiptarët në Zvicër rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve
Qeveria përmend vlerësimin e Bankës Botërore: Brenda 10 vjetëve të fundit Kosova shënoi progres ekonomik
Dy yjet e estrades ne Serbi perplasen ne gjykate: Karleusha debat me Ceca Razhnatoviqin: “Ajo sapo më tha se jam varr me syze!”.
Plasin grushtat në kafene, të përfshirë edhe dy policë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?