By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë
January 23, 2026
Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR
January 23, 2026
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt
January 23, 2026
Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet
January 23, 2026
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina dhe Rusia, gati për stërvitje të përbashkëta ushtarake detare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina dhe Rusia, gati për stërvitje të përbashkëta ushtarake detare
Rajon / Botë

Kina dhe Rusia, gati për stërvitje të përbashkëta ushtarake detare

Kosova Times
Last updated: 2023/07/19 at 2:02 PM
Kosova Times Published July 19, 2023
Share
SHARE

Kina ka dërguar anije të marinës në përgatitje për stërvitjet e përbashkëta me forcat detare të Rusisë, në shenjë të mbështetjes së vazhdueshme të Pekinit për Moskën, në mes të luftës në Ukrainë.

Kina pretendon të jetë neutrale në konflikt, por ka akuzuar ShBA-në dhe aleatët e saj për provokim të Rusisë dhe ka mbajtur lidhje të forta ekonomike, diplomatike dhe tregtare me Moskën.

Agjencia e lajmeve shtetërore kineze Xinhua ka njoftuar se stërvitja përfshin më shumë se 10 anije dhe mbi 30 avionë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Xinhua nuk dhanë detaje, por stërvitjet besohet se do zhvillohen në pjesë të Detit të Japonisë në ditët në vijim.

Kina e ka mbështetur Rusinë dhe ka kundërshtuar ShBA-në për pushtimin e Ukrainës në forumet ndërkombëtare, por megjithatë ka thënë se nuk do t’i japë armë asnjërës palë në luftë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes të mërkurën, anijet kineze, duke përfshirë shkatërruesit e raketave Qiqihar dhe Guiyang, luftë-anijet Zaozhuang dhe Rizhao dhe anija e furnizimit Taihu, bashkuan forcat me homologët e tyre rusë në mesditë. Raporti përmend gjithashtu se anijet kineze mbanin katër helikopterë.

Në marinën ruse përfshihen luftë-anijet Gromkiy dhe Otlichnyy, të cilat janë ekspozuar dhe kanë pritur vizitorë për një javë në qendrën financiare të Shangait, qyteti më i madh dhe porti më i madh i Kinës.

Stërvitjet e përbashkëta thuhet se fokusohen në komunikimet anije-anije, manovrimin në formacion, si dhe kërkim-shpëtimin detar.

Stërvitjet organizohen pas një takimi në Pekin midis ministrit të Mbrojtjes së Kinës dhe kreut të marinës ruse, bisedimet e para zyrtare ushtarake midis fqinjëve që nga një rebelim jetëshkurtër nga grupi mercenar rus Wagner.

Kina e ka siguruar Rusinë për mbështetjen e saj të vazhdueshme që nga kryengritja.

Kina operon marinën më të madhe në botë për nga numri i trupave dhe ia kalon shumë flotës ruse si në përmasa ashtu edhe në aftësi teknike.

Flotat e dy vendeve kanë mbajtur një sërë stërvitjesh dhe manovrash të përbashkëta që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar.

You Might Also Like

Deputetët në Maqedoninë e Veriut votuan Ligjin për Kundërvajtje

Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë

Shkalla kryesore e lindjeve në Rusi ka rënë në nivelin më të ulët në dy dekada, pavarësisht kërkesave të Putinit

Kremlini ka filluar përgatitjet për vdekjen e Kadyrovit

Rusët do të detyrohen të zbulojnë lejet e tyre të qëndrimit nën kërcënimin e ndjekjes penale

Kosova Times July 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Scholz: Putini duhet ta kuptojë se nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times March 5, 2023
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
Kallas: Dialogu ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim
Më shumë se 20 vende kanë bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Gaza
Vdes Mihail Kertes një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Sllobodan Millosheviqit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?