By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kreu i parlamentit francez pritje për Konjufcën, diskutojnë bashkëpunimin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kreu i parlamentit francez pritje për Konjufcën, diskutojnë bashkëpunimin
Lajme

Kreu i parlamentit francez pritje për Konjufcën, diskutojnë bashkëpunimin

Kosova Times
Last updated: 2023/07/20 at 3:03 PM
Kosova Times Published July 20, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës zyrtare në Francë, shoqëruar nga ambasadori Mehdi Halimi, shefi i stafit, Ilir Kërçeli dhe këshilltari Donik Sallova zhvilloi takime me drejtues të lartë të parlamentit francez.

Kryetari Konjufca u prit në takim nga kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, znj. Yaël Braun-Pivet, nënkryetarja e Asamblesë Kombëtare, znj. Valérie Rabault, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, z. Jean-Louis Bourlanges, deputeti për francezët që jetojnë jashtë Francës, z. Frédéric Petit dhe Kryetari i Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë, z. Jean-Philippe Ardouin.

Në këtë takim miqësor dhe të frytshëm u theksua nevoja për thellim të bashkëpunimit midis dy vendeve aleate, si në rrafshin e raporteve mes institucioneve parlamentare, ashtu edhe në nivel të plotë shtetëror.

Kryetari Glauk Konjufca theksoi se Republika e Kosovës është shumë e interesuar që partneriteti mes dy vendeve të jetë jo vetëm i vazhdueshëm dhe i palëkundur, por edhe të thellohet më tej duke lëvruar gjithë potencialin e vet, nga pikëpamja institucionale, kulturore, ekonomike dhe politike.

Kryetari Konjufca falënderoi homologen franceze Yaël Braun-Pivet për kontributin e Francës në drejtim të Kosovës ndër vite, asistencën e vyer që Kosovës i ka sjellë sot sukses në cilësitë e shtetndërtimit, në sundim të ligjit dhe demokratizimin shembullor në rajon.

“Arritjet e shtetit tonë janë edhe suksese të aleatëve tanë që na kanë mbështetur dhe kanë dhënë kontributin e tyre, e ndaj të cilëve ne jemi mirënjohës”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Gjatë diskutimit lidhur me situatën aktuale në Kosovë dhe sfidat që ajo ka para vetes, kreu i Kuvendit theksoi përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës ndaj angazhimeve të saj që në vëmendje kanë shembullin, mjetet dhe frymën e Bashkimit Evropian, unionit të vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta.​ /Kosovatimes/

You Might Also Like

Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete

IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive

Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë

Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Kosova Times July 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky në Spanjë për të nënshkruar marrëveshje për sigurinë

Kosova Times Kosova Times May 27, 2024
Pse dhe si Rusia po synon Odesën, Pjesa 2
OKB-ja paralajmëron për një epidemi të nxehtësisë ekstreme
Petkoviq: Autoritetet e Kosovës duan ta tërheqin Serbinë në konflikt
Një ushtar kroat ka vdekur nga zjarri në kazermë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?