By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pandemia e krimit të organizuar!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Pandemia e krimit të organizuar!
Opinion

Pandemia e krimit të organizuar!

Kosova Times
Last updated: 2023/07/20 at 12:29 PM
Kosova Times Published July 20, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Që nga periudha e luftës dhe ajo e pasluftës, të gjitha qeveritë e “hodhën grepin” tek mërgimtarët. Kush më pak e kush tjetër më shumë të gjithë i plaçkitën pamëshirshëm mërgimtarët duke filluar nga Fondi 3 përqindërshit, “Vendlindja Thërret” e deri tek fondet e Albin Kurtit, të cilat po ngarendin njëri pas tjetrit, siq janë; “Fondi Emergjent” (gjatë pandemisë), “Fondi Sovran” dhe “Fondi i Sigurisë” për të cilat nuk ka asnjë transparencë dhe asnjë llogaridhënie për fondet e sipërpërmendura!

Krimi i organizuar daton nga fondi i 3 %-shit dhe Vendlindja Thërret

Krimi i organizuar ekonomik daton nga periudha e luftës çlirimtare, përkatësisht nga bartësit e fondit të krahut të luftës “Vendlindja Thërret” dhe ai i ish- paqes “Fondi i 3 %”, fonde të popullatës kosovare në diasporë.

“Bartësit e këtyre dy fondeve famoze janë shpërdoruesit e mundit dhe djersës së mërgimtarëve, duke bërë pasuri marramendëse, zotërojnë prona të shtrenjta e kapitale qindra-milionëshe, asete publike e çka jo tjetër.

Do të ishte jetike për shtetin dhe fondamentale për kthimin e besimit tek mërgimtarët Ligji i VETTING-ut për të gjithë ata, që në emër të luftës, si krahu i luftës po ashtu edhe ai i paqes, pjesë manipuluese e fondit “VENDLINDJA THËRRET” dhe atij të “3 %”, të cilët zhvaten gjithçka në këtë vend të nëpërkëmbur nga ish-shefat e qeverisë oficiele në perëndim dhe nga “komandantët e luftës” edhe atë, ende pa arritur që Kosova të bëhej shtet i pavarur.

Nëse duam të kemi shtet ligjor e demokratik, paraprakisht duhet që t’u jepet leksion ligjor e popullor me ndëshkimin e të gjithëve atyre që kanë manipuluar e vjedhur paratë e popullit, duke filluar që nga keqpërdorimet dhe vjedhja e parave të mërgimtarëve nga “Mega Aksioni” i qeverisë “Bukoshi”, Fondi “Vendlindja Thërret” që mbushen thasët me paratë e mërgatës sonë.

Privatizimet e pasluftës në Kosovë u bënë me paratë e vjedhura nga dy fondet, Fondi “Vendlindja Thërret” dhe Fondi 3%, një pjesë e të cilave dyshohet të ishin huazuar e investuar në bashkëpronësi me kompanitë e inkriminuara të pasluftës në Kosovë.

Vetingu i munguar 

Procesi i VETTING-ut në Kosovë, pikënisje duhet të ketë dy fondet e sipërpërmendura për të kaluar në privatizimin e egër dhe kriminal të pasurive publike në Kosovë, tenderomania, homologimi, asfaltimi i rrugëve, ndërtimi e rindërtimi i shkollave e deri të emërimet e stafit diplomatik në shtetet euro-perëndimore, përkatësisht biznesin e pushtetarëve me konsullatat e Republikës së Kosovës në shtetet perëndimore e deri tek fondet e Albin Kurtit të cilat po ngarendin njëri pas tjetrit, siç janë; “Fondi Emergjent” (gjatë pandemisë), “Fondi Sovran” dhe “Fondi i Sigurisë” për të cilat nuk ka asnjë transparencë dhe asnjë llogaridhënje për fondet e sipërpërmendura! Dhe jo vetëm kaq, edhe me ‘Qeverinë Kurti’ po vazhdojnë skandalet, siç është ai më famozi, skandali ndërkombëtar i z. Martin Berishaj dhe skandale të tjera dhe të njëpasnjëshme në të gjitha dikasteret e shtetit.

Andaj, procesi i Vetingut jo vetëm që është i munguar, është i nevojshëm dhe i domosdoshëm, por që po neglizhohet qëllimshëm nga pushtetarët aktualë, të cilët bukur shpesh po e “lagun fytin” me para të krimit të organizuar dhe korrupsionit pandemik në Kosovë. Pandemia e krimit të organizuar po vazhdon edhe në ditët e sotme me përmbajtje të re por me strategji të njëjtë.

Varfëria e popullatës, pasojë e kusarëve politik

Përderisa gjysma e popullatës kosovare jeton në varfëri (rreth 16 % në varfëri të skajshme), familjarët e politikanëve, supermenëve të këtij populli të varfër bëjnë jetë luksoze që i kalon nivelet e shteteve të perëndimit dhe gëzojnë të gjitha privilegjet; shkollim cilësor, shërim, punësim, rekreacion (pushime në vendet më të bukura në botë). Këto ua mundësojnë pagat e larta mujore prej disa mijëra eurosh dhe të ardhura enorme nga aferat korruptive!

Kjo klasë kusarësh politik, që vodhi pamëshirshëm pasurinë shtetërore, është fajtore për varfërinë ekstreme në vendin tonë, për vetëvrasjet e çlirimtarëve, për shkatërrimet familjare, për degradimin kulturor të shoqërisë sonë, ku si pasojë e riciklimit të politikanëve nga njëra parti në tjetrën, nga krahu i djathtë në të majtin dhe anasjelltas ka ndodhur shkatërrimi në embrion (familje) i bërthamës së shtetit. Futja e disa partive brenda së njëjtës familje i ka përçarë vëllezërit e të njëjtëve prind mes vete, i ka ndarë miq dhe shoqëri duke i armiqësuar skajshmërish njëri-me tjetrin. Nuk ka më keq dhe më zi, kur në një familje 4 anëtarësh janë futur 5 parti.

Kjo klasë politike pa dallim pushtet dhe opozitë është përgjegjëse edhe për zbrazjen e Kosovës së lirë nga popullata shqiptare, si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike dhe të pashpresë për jetë në Kosovë, ka shkaktuar thyerje të thella shpirtërore si pasojë e denigrimit social dhe moral, e cila e ka prodhuar një epilog fatal për Kosovës, ku çdo i dyti qytetarë e ka ndarë mendjen për ikur dhe për të mos u kthyer më asnjëherë në këtë vend.

Si përfundim i këtij shkrimi, më së miri i shkon për shtati thënia e intelektualit të përmasave botërore, të pavdekshmit Esat Stavileci, po citoj; “Shqipëria dhe Kosova të përbashkët e kanë paaftësinë, në Shqipëri për ta mbrojtur shtetin, në Kosovë për ta bërë shtetin”.

You Might Also Like

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

Presidentja ka kompetenca për të vendosur për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Populli po poshtrohet nga njerëzit e pa menqur të skenës sonë politike!

Kosova Times July 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani viziton Kroacinë me ftesë të homologut të saj Millanoviq, do të ndjekë garën tradicionale me kuaj

Kosova Times Kosova Times August 3, 2024
Përfundon protesta e serbëve në Zubin Potok
Njeriu që vendin e tij e ka futur në krizë, do që të jetë nikoqir i takimit mes Serbisë dhe Kosovës
Presidenti Biden propozim G7-ës për 50 miliardë dollarë kredi për Ukrainën
Trump: Me rënien e çmimeve të naftës, dëshira e Putinit për t’i dhënë fund luftës po rritet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?