By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Niveli më i lartë i alarmit për thatësirë ​​në Ballkan, një vend që ngrohet më shpejt në Evropë
June 8, 2025
Një besnik i Trump pretendon: Pati edhe një konflikt fizik në Shtëpinë e Bardhë, Musk u përlesh me ministrin e financave
June 8, 2025
Pamjet që sapo kanë dalë nga Los Angeles
June 8, 2025
Dinjiteti shqiptar dhe torturat serbe në 13 burgje
June 8, 2025
Shikoni galerinë e fotove nga Los Angeles-emigrantet tejkalojne kufijte
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pushime sivjet? Ndoshta dy ditë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pushime sivjet? Ndoshta dy ditë
Ballina 1Lajme

Pushime sivjet? Ndoshta dy ditë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/20 at 1:18 PM
Kosova Times Published July 20, 2023
Share
SHARE

“Është viti i pestë që unë nuk mund të shkoj në pushime me familjen time, për shkak se nuk arrijmë t’i tubojmë paratë”, thotë Florim Beqiri, shitës i librave në një kioskë në Prishtinë.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se çmimet e larta të produkteve të konsumit të përditshëm dhe të shërbimeve të tjera, përballë nivelit të pagave në vend, ua pamundësojnë rreth 57 për qind të familjeve në Kosovë përballimin e një pushimi njëjavor, qoftë në det apo diku tjetër.

Shifra bazohet në rezultatet e anketës mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës në vitin 2021.

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi, vlerëson se shifra mund të jetë edhe më e lartë sivjet, marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve të konsumit.

Përfaqësues të bizneseve, të cilat bëjnë oferta për pushime jashtë Kosovës, thonë se çmimi i tyre është rritur për së paku 15 për qind më shumë se një vit më parë.

Pushime të reduktuara ose fare

Florim Beqiri thotë se ai dhe bashkëshortja e tij janë të punësuar, por se nuk arrijnë të ndajnë të holla për të siguruar një pushim të shkurtër në det.

“Çmimet, posaçërisht të ushqimit, janë shtrenjtuar në masë shumë të madhe, por edhe banimi është shtrenjtuar. Për sivjet e kemi ‘fshirë’ detin”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Mërgim Bekteshi punon në sektorin publik, ashtu sikurse edhe bashkëshortja e tij. Ai thotë se vitin e kaluar nuk kanë mundur të bëjnë pushime, ndërsa, sivjet, planifikojnë të shkojnë në bregdetin e Shqipërisë, por për kohë të shkurtër.

“Në mungesë të mjeteve ndoshta do të jetë për kohë më të reduktuar. Një ose dy ditë, jo më shumë. Kjo është e tëra. Jeta është bërë shumë e shtrenjtë. Këto çmime janë të papërballueshme me paga nga sektori publik. Kjo është arsyeja”, thotë Bekteshi.

Destinacione më të shpeshta pushimesh për qytetarët e Kosovës janë bregdeti i Shqipërisë dhe ai i Malit të Zi.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare bruto në vend, për dhjetë vjet, është rritur 138 euro. Nga 383 euro sa ka qenë në vitin 2012, ajo është bërë 521 euro në vitin 2022.

Vitin e kaluar, ndërkaq, Kosova e ka përmbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

Profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi, thotë se kjo normë përfshin gjithë nivelin e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve në treg.

Në këtë kontekst, sipas tij, realitetet ekonomike ndryshojnë kur bëhet fjalë për produktet bazike apo ato që përbëjnë shportën familjare.

“Për shembull, prej vitit 2022 deri në vitin 2023, në disa produkte kemi ngritje të çmimeve për 60 deri në 70 për qind. Prandaj, realitetet ekonomike me ato statistikore tash ndryshojnë . Qytetarët orientohen që t’i plotësojnë elementet bazike, t’i paguajnë qiratë, t’i paguajnë kreditë hipotekare, mandej t’i paguajnë shërbimet komunale. Në këtë kontekst, pushimi mbetet në dorë të dytë ose si një nga objektivat e dyta”, thotë Skenderi.

Ngritje e çmimeve të ofertave për pushime

Agjencitë turistike në Kosovë, përmes rrjeteve sociale dhe në forma të tjera, reklamojnë gjatë gjithë vitit oferta për udhëtime dhe pushime jashtë vendit.

Por, këto oferta, sivjet, janë më të shtrenjta se një vjet ose dy vjet më parë. Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë edhe Shpëtim Turku, drejtor i agjencisë “Fibula” në Kosovë, e cila merret me organizimin e udhëtimeve.

“Minimumi i ngritjes së çmimeve është 15 për qind [krahasuar me vitin paraprak]. Ka disa hotele që shkojnë deri në 50 për qind dhe 70 për qind [më shtrenjtë]. Varet prej kategorisë së hoteleve dhe prej vendit në rajon dhe në përgjithësi ku ne i dërgojmë, në Turqi, Dubai, Maldive etj.”, thotë Turku.

Ai shton se, ndër vendet e rajonit, Kroacia i ka shtrenjtuar ofertat deri në 50 për qind, ndërsa Mali i Zi deri në 30 për qind.

Shtrenjtim të ofertave, sipas tij, ka edhe në Shqipëri, për shkak të forcimit të monedhës së këtij shteti, në krahasim me euron. Aktualisht, 1 euro këmbehet me rreth 100 lekë. Në muajin prill të këtij viti, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej me rreth 120 lekë.

Mërgimtarët ua mësyjnë bregdeteve

Gjatë muajve të verës, agjencitë turistike në Kosovë frekuentohen mjaft edhe nga mërgimtarët, të cilët kthehen nga diaspora për një pjesë të pushimeve në Kosovë.

Disa thonë se ngritja e çmimit të ofertave për pushime është normale, marrë parasysh rritjen e inflacionit.

Bedri Zymberi, i cili jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë se fillimisht i ka rezervuar pushimet në Shqipëri, por, për shkak të ngritjes së çmimeve atje, ka vendosur të shkojë në Turqi, bashkë me familjen e tij.

“E anuluam Shqipërinë dhe do të shkojmë në Turqi. Dallimi nuk ishte shumë i madh dhe ne morëm ofertën ‘all inclusive’ [gjithëpërfshirëse]. Për Turqi, një familje me pesë anëtarë duhet të sigurojë rreth katër ose pesë mijë [euro], varësisht nga hoteli”, thotë Zymberi.

Ilaz Sinani, i cili jeton dhe punon në Belgjikë, thotë se një pjesë të pushimeve do ta kalojë në Kosovë, ndërsa disa ditë në Shëngjin të Shqipërisë.

“Në Shëngjin, unë e paguaj 150 euro [për një natë] hotelin, me mëngjes, për mua, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mi që janë të moshës madhore. I bie 900 euro për gjashtë net”, thotë Sinani.

Drejtori i agjencisë “Fibula”, Shpëtim Turku, thotë se kërkesat e qytetarëve të Kosovës për ofertat për pushime këtë vit, kanë shënuar rënie. Për shkak të ngritjes së çmimeve të ofertave, sipas tij, ka rënë edhe kërkesa për kualitetin e akomodimit.

“Viti 2021 ka qenë më i mirë, sepse pas [pandemisë] COVID-19 njerëzit, mbase, kanë akumuluar para dhe inflacioni nuk ka ndikuar shumë. Edhe viti 2022 ka qenë i mirë. Por, sivjet, vërehet shumë [rënia e interesimit], në krahasim me vitet e kaluara”, thotë Turku.

Sipas të dhënave të ASK-së, të publikuara në korrik, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ka qenë më i lartë për 2.8 për qind në qershor të këtij viti, krahasuar me muajin qershor të vitit 2022.

You Might Also Like

Vdes në vendin e punës një 63-vjeçar në Gjakovë

Bllokada në Kuvend, Bahtiri: Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp

Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren

Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike

Gashi: Qytetari duhet të rikthehet si gjykatës

Kosova Times July 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gonxhja: Muze “Besa”, homazh për guximin dhe fisnikërinë e shqiptarëve

Kosova Times Kosova Times January 27, 2025
Kush janë “korrespondentët ushtarakë”?
Gjykata Themelore me ‘Dhomë të sigurt’ për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Pse Irani po kërcënon me prodhimin e armëve bërthamore?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?