By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti takoi prodhues dhe ndërmarrës të sektorit të metalit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Kurti takoi prodhues dhe ndërmarrës të sektorit të metalit
Financa

Kurti takoi prodhues dhe ndërmarrës të sektorit të metalit

Kosova Times
Last updated: 2023/07/21 at 5:55 PM
Kosova Times Published July 21, 2023
Share
SHARE

Në vazhdën e takimeve që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po i zhvillon me ndërmarrës të sektorëve të ndryshëm që nga dita e djeshme, sot pas takimit me bizneset nga sektori i plastikës për identifikimin e profileve të nevojshme, bashkëbisedim pati edhe me prodhues dhe ndërmarrës të sektorit të metalit në vendin tonë.

Duke iu uruar mirëseardhje, kryeministri Kurti shprehu kënaqësinë që do të diskutojnë për projektin kryesor të transformimit socio-ekonomik në vendin tonë në kuadër të programit qeveritar e që është sistemi dual i edukimit, pra ndërlidhja e arsimit dhe aftësimit profesional me tregun e punës, përkatësisht me nevojat e planifikimeve për sektorin privat.

Synimi i Qeverisë, siç theksoi kryeministri, është që ta zvogëlojmë koston që këto biznese paguajnë për aftësimin dhe trajnimet e fuqisë punëtore.

Kryeministri potencoi se janë angazhuar që si Komitet Ekzekutiv i Qeverisë së Republikës së Kosovës të japin maksimumin në bashkëpunim me odat ekonomike tregtare, me shoqatat sektoriale dhe me ndërmarrjet aktive për arsimin dual, i cili e ka nisur pilotimin në vitin shkollor 2022/2023, në katër shkolla profesionale, në tri komuna, në katër profile.

Pas fjalës së kryeministrit Kurti, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se falë angazhimit tuaj pro-aktiv është ndihmuar zhvillimi ekonomik, social e mjedisor, dhe transformimi i ekonomisë sonë. Ajo më tej shtoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional, janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit cilësor në vendin tonë, duke vlerësuar se ka hendek në mes të arsimit dhe të kërkesave të tregut për punëtorë të kualifikuar dhe që politika industriale bashkë me politikat arsimore, duhet ta adresojnë këtë hendek dhe për këtë tha ajo jemi duke punuar vazhdimisht.

Edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, falënderoi të pranishmit për mundësinë që iu kanë dhënë nxënësve në kompanitë e tyre, duke përmendur që këtë vit kanë filluar me profilet metalpunues, në Klinë, Ferizaj dhe Prizren, siç tha ajo me besimin që në vitin e ardhshëm do të kemi edhe më shumë komuna që do të kenë të njëjtin profil.

Kujtojmë se vitin e kaluar për herë të parë filloi pilotimi i mësimit dual në katër shkolla profesionale, në katër programe me gjithsej 107 nxënës. Këtë vit pritet që të ketë së paku 800 nxënës më shumë të përfshirë në programe të mësimit dual në 21 shkolla, 13 shumë komuna dhe 12 profile. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Kosova Times July 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë vendin

Kosova Times Kosova Times October 11, 2025
Hezbollahu goditi kazermat izraelite? Spitali izraelit konfirmoi “incidentin”
Policia shqiptoi 1411 gjoba trafiku për 24 orë
Drama në qiell mbi një metropol evropian: Shihni se si një aeroplan i djegur fluturon mbi qytet
Rumani: Gjykata rikthen ndalesën ndaj vëllezërve Tate
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?