Në një lokal në lagjen Rafailovići të Budvës ka pasur një konflikt fizik mes stafit dhe mysafirëve.Në incidentin në Rafailovici, kanë marrë pjesë katër shtetas rusë, të cilët në gjendje të dehur fillimisht kanë drejtuar makinën e tyre në shëtitoren ku për pak kanë goditur një motoçiklist.
The worldwide expulsion of Russians continues. This time in Montenegro near the resort village of Budva.
The incident began when four drunk Russians drove onto the embankment, where they almost hit a motorcyclist. First, they blocked the embankment with their car and demolished… pic.twitter.com/160WuaqUZB
— Devana 🇺🇦 (@DevanaUkraine) July 20, 2023
Sipas dëshmitarëve okularë, të cilët kanë telefonuar në redaksinë e “Vijesti”, pasi kanë bllokuar shëtitoren me makinën e tyre, fillimisht kanë prishur agjencinë turistike, e më pas kanë sulmuar kamarierin e një lokali aty pranë, duke i shkaktuar lëndime në kokë. Më pas kanë filluar të merren fizikisht me pronarin e lokalit. Më pas punonjësit e tjerë u përpoqën t’i pengonin që të prishnin edhe lokalin.
Videoja është realizuar kur punonjësit kanë nisur të dëbojnë shtetasit rusë.