By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po i përgjigjet industria e mikpritjes transformimit të turizmit në Arabinë Saudite
January 31, 2026
E shijshme! Recetë për supë pule të bërë në shtëpi që lufton gripin dhe ftohjet
January 31, 2026
Copa toni nga një konservë: 5 ide për pjata të shijshme që nuk do t’ju marrin shumë kohë
January 31, 2026
“IA na ka bllokuar në majë të malit”: Këshilla të rrezikshme të IA-së që mund t’ju prishin udhëtimin
January 31, 2026
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjerohet “lista e zezë” amerikane: Pas Vulin, nën sanksionet amerikane është edhe një kompani nga Serbia, por nuk është e gjitha…
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zgjerohet “lista e zezë” amerikane: Pas Vulin, nën sanksionet amerikane është edhe një kompani nga Serbia, por nuk është e gjitha…
Rajon / Botë

Zgjerohet “lista e zezë” amerikane: Pas Vulin, nën sanksionet amerikane është edhe një kompani nga Serbia, por nuk është e gjitha…

Kosova Times
Last updated: 2023/07/21 at 8:32 AM
Kosova Times Published July 21, 2023
Share
SHARE

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara njoftoi më 20 korrik se po vendos sanksione ndaj afro 120 individëve dhe kompanive për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës.

Ndër të sanksionuarit është edhe kompania serbe MCI Trading DOO, me seli në Beograd.

Në deklaratën e Ministrisë së SHBA-së, thuhet se kjo kompani ka ndihmuar kompaninë ruse AK Microtech për të blerë pajisje të teknologjisë së lartë nga prodhuesit në Azi, Evropë dhe Lindjen e Mesme.

Firma ruse AK Microtech akuzohet se ka ofruar pajisje të teknologjisë së lartë për industrinë ruse të mbrojtjes.

Në njoftimin për shtyp thuhet se firma ruse është e specializuar në transferimin e teknologjisë së huaj tek kompanitë ruse të prodhimit të mikroelektronikës, përfshirë ato që ofrojnë mikroelektronikë për industrinë ruse të mbrojtjes.

Një numër i këtyre përdoruesve janë në listën amerikane të personave dhe subjekteve të bllokuara, thuhet në deklaratë, duke shtuar se AK Microtech përdor ndërmjetës jo-rusë për të fshehur marrësit rusë.

Një nga ndërmjetësuesit e tillë është edhe kompania serbe MCI Trading DOO”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet më tej, MCI Trading i ka dërguar dhjetëra dërgesa firmës ruse AK Microtech që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Kompania MCI Trading dhe drejtori i saj Ivan Cvetić ishin në listën e sanksioneve për, siç u tha, ndihmë materiale, sponsorizimi ose ofrimi i mbështetjes financiare, materiale ose teknologjike për kompaninë AK Microtech.

Serbia është një nga vendet e pakta në Evropë që refuzon t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Më 11 korrik, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara vendosi në listën e sanksioneve drejtorin e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë, Aleksandar Vulin, për korrupsion dhe përfshirje në trafikun e drogës, si dhe për lidhjet me Rusinë.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times July 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mungesa e ashensorëve ua vështirëson qasjen në objekte

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
Copa xhami kanë rënë para një klubi nate në Split. 22 persona kërkuan ndihmë
Vitia: Klinika e Onkologjisë është transformuar, do të vazhdojmë me Urologjinë dhe Emergjencën
Serbia lëshon pasaporta speciale për refugjatë
Negociata intensive në OKB lidhur me rezolutën për Gazën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?