By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut lëshon raketa lundruese, mes tensioneve në rritje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut lëshon raketa lundruese, mes tensioneve në rritje
Rajon / Botë

Koreja e Veriut lëshon raketa lundruese, mes tensioneve në rritje

Kosova Times
Last updated: 2023/07/22 at 10:42 AM
Kosova Times Published July 22, 2023
Share
SHARE

Koreja e Veriut ka lëshuar “disa raketa lundruese” në Detin e Verdhë, ndërmjet Kinës dhe Gadishullit Korean, të shtunën, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut.

Provokimi i fundit i Phenianit vjen teksa shqetësimet po rriten për vendndodhjen dhe mirëqenien e një ushtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili bëri një kalim të paautorizuar në territorin e Koresë së Veriut, më herët gjatë javës, ndërsa regjimi i izoluar deri tani ka heshtur rreth incidentit.

Lëshimet e së shtunës janë vetëm të fundit në një varg të tillësh nga Pheniani, dhe vijnë teksa Seuli dhe Uashingtoni po forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje, teksa marrëdhëniet ndërmjet dy Koreve janë pothuajse në pikën më të ulët ndonjëherë, raporton AFP.

Lëshimi i raketave lundruese ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës, sipas kohës lokale, ka njoftuar ushtria e Seulit.

“Autoritetet koreanojugore dhe amerikane të inteligjencës po i analizojnë lëshimet, përderisa po i mbikëqyrin shenjat e aktiviteteve të tjera”, ka bërë të ditur Koreja e Jugut.

Koreja e Veriut kishte lëshuar dy raketa balistike në det, nga bregu i saj lindor, në drejtim të Japonisë, vetëm tri ditë më parë.

Diplomacia ndërmjet Phenianit dhe Seulit ka ngecur, ndërsa udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për shtimin e prodhimit të armëve, përfshirë ato bërthamore taktike.

Në kundërpërgjigje, Seuli dhe Uashingtoni kanë kryer manovra të përbashkëta ushtarake, me avionë të avancuar, të pakapshëm nga radarët, dhe me mjete strategjike amerikane, përderisa një nëndetëse bërthamore amerikane këtë javë vizitoi një port koreanojugor, për herë të parë prej dekadash.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times July 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është realitet i pakthyeshëm

Kosova Times Kosova Times April 25, 2025
Stoltenberg njofton për blerjen e raketave të reja për NATO-n
Erdogani synon riparim të marrëdhënieve me aleatët gjatë takimit të NATO-s në Uashington
Ten Hag tregon pse e pushoi Varane-n në fitoren ndaj West Hamit
Bender: Sistemi ETIAS, justifikim për vonimin e liberalizimit të vizave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?