By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës
November 20, 2025
Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë
November 20, 2025
IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm
November 20, 2025
Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme
November 20, 2025
Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Papa kërkon veprime urgjente nga bota kundër ndryshimeve klimatike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Papa kërkon veprime urgjente nga bota kundër ndryshimeve klimatike
Rajon / Botë

Papa kërkon veprime urgjente nga bota kundër ndryshimeve klimatike

Kosova Times
Last updated: 2023/07/23 at 2:23 PM
Kosova Times Published July 23, 2023
Share
SHARE

Papa Françesku ka thënë të dielën se valët e fundit të të nxehtit në shumë pjesë të botës, dhe përmbytjet në vendet si Koreja e Jugut, kanë treguar se nevojiten më shumë veprime urgjente për të luftuar ndryshimet klimatike.

“Ju lutem, ua përsëris thirrjen time udhëheqësve botërorë të bëjnë diçka më konkrete për të kufizuar emetimet ndotëse”, ka thënë papa më 23 korrik, në fund të një adresimi para turmave në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

“Është sfidë urgjente, nuk mund të shtyhet, i prek të gjithë. Le ta mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët”, është shprehur ai, raporton Reuters.

Françesku i ka bërë thirrje botës të heqë dorë sa më parë nga karburantet fosile, dhe e ka bërë mbrojtjen e mjedisit objektiv kyç të papatit të tij.

Ai ka thënë më 2015, në enciklikën e tij “Ti qofsh lëvduar o Zot”, se planeti “ka nisur t’i ngjasojë gjithnjë e më shumë një grumbulli të madh mbeturinash”.

Të dielën, papa ka shprehur solidaritetin e tij me ata që po vuajnë nga kriza klimatike dhe me ata që po u ndihmojnë atyre.

Disa pjesë të jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë goditur nga një valë rekorde e të nxehtit, përderisa temperatura ekstreme janë regjistruar edhe në Kinë dhe në Evropën jugore, përfshirë Italinë dhe Greqinë.

Një zjarr i egër në ishullin grek të Rodosit detyroi mijëra turistë dhe banorë të strehohen në shkolla dhe në stadiume të mbyllura, të dielën, pasi ata u evakuuan nga fshatrat dhe qendrat pushimore bregdetare.

You Might Also Like

Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës

Njeriu i Trumpit për Ukrainën, i padëshiruar i Moskës , jep dorëheqjen

Trenat e pasagjerëve përplasen në Republikën Çeke. Më shumë se 40 të plagosur

Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit

Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve

Kosova Times July 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Nga India në Kosovë për të punuar në industri të shtypit

Kosova Times Kosova Times October 26, 2022
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë paralajmëron grevë
Raportohet se është sulmuar një bazë ajrore ruse në Krime
Presidentja e Zvicrës: Samiti për Ukrainën s’është propagandë
Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tri qytete serbe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?