By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pendarovski në Shqipëri: Mungesa e tri shteteve në Ballkanin e Hapur, mangësi e madhe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pendarovski në Shqipëri: Mungesa e tri shteteve në Ballkanin e Hapur, mangësi e madhe
Ballina 2Rajon / Botë

Pendarovski në Shqipëri: Mungesa e tri shteteve në Ballkanin e Hapur, mangësi e madhe

Kosova Times
Last updated: 2023/07/23 at 5:22 PM
Kosova Times Published July 23, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shfaqur edhe një herë rezervat e tij për nismën rajonale, Ballkani i Hapur, gjatë një vizite në Shqipëri, të dielën.

Udhëheqësi maqedonas u takua me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, në Pustec, ku jeton minoriteti maqedonas në Shqipëri.

Të dy presidentët folën më 23 korrik për marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian, por interesi i gazetarëve bëri që deklarata e tyre për mediat të përqendrohet te Ballkani i Hapur.

Presidenti maqedonas tha se mungesa e tri prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në nismën rajonale është mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur, ku, pos Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, bën pjesë edhe Serbia.

“Është e pakontestueshme, për vendet që janë pjesë e Ballkanit të Hapur, se ombrellë për të gjitha nismat është Procesi i Berlinit”, është shprehur Pendarovski.

“Procesi i Berlinit ka marrëdhënie strukturore shumë më të sakta se Ballkani i Hapur. Gjashtë shtete marrin pjesë në Procesin e Berlinit, ndërsa vetëm tri shtete në Ballkanin e Hapur, dhe kjo është një mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë së Veriut.

Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.

Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Begaj, theksoi se vendimi për vazhdimin apo jo të nismës rajonale i përket politikës.

“Padyshim, çdo iniciativë rajonale është e mirë. Vendimmarrësit ekzekutivë politikë mendojnë për vazhdimin e një iniciative apo jo”, është shprehur Begaj.

“Fati” i kësaj nisme rajonale është ende i paqartë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi pak kohë më parë se misioni i Ballkanit të Hapur ka përfunduar, ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë një takimi joformal të udhëheqësve të rajonit në Tiranë theksoi se nisma vazhdon të ekzistojë, dhe vazhdon me projekte të përbashkëta.

Rreth një vit më parë, Pendarovski pati deklaruar se Ballkani i Hapur mund të jetë ide e mirë për bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, por jo edhe alternativë për Bashkimin Evropian, që, sipas tij, duhet të jetë prioritet për rajonin.

Ai ka shprehur rezervat e tij që prej fillimit të kësaj nisme.

“Unë, që në vitin 2019, kam pasur rezerva lidhur me këtë nismë, dhe i kam thënë se cilat janë ato: të mos jetë si alternativë e Bashkimit Evropian e kështu me radhë…”, ka thënë Pendarovski.

“Unë nuk kam problem me këtë nismë dhe këtë ua kam thënë edhe iniciatorëve të saj, pasi e shoh se nuk ka komponentë politike, apo në thelb nuk është alternativë për integrimet evropiane”, pati deklaruar Pendarovski.

Nisma rajonale, që fillimisht u quajt Mini-Shengen, nisi më 10 tetor 2019, në Novi Sad të Serbisë, dhe u firmos nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Më 29 korrik 2021, ajo u pagëzua me emrin Ballkani i Hapur. Nisma u kundërshtua nga opozita në Shqipëri, dhe u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë më herët se nisma Ballkani i Hapur më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times July 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Lumnimi i dy martirëve të Kishës në Shqipëri dhe Kosovë

Kosova Times Kosova Times November 16, 2024
Njohësit e rrethanave politike nuk presin krijim koalicionesh parazgjedhore
Udhëheqësi i opozitës në Gjermani propozoi lëshimin e një ultimatumi 24-orësh ndaj Putinit dhe dorëzimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë
Me raportet e progresit, Komisioni Evropian synon përshpejtimin e zgjerimit
Tentoi të shmangë kontrollin dhe goditi me grusht në fytyrë doganierin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?