By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i Shtabit të Përgjithshëm Rus shpalos planin për ta ndarë Ukrainën nga Deti i Zi
September 1, 2025
MPJ për deklaratat e Putinit në SCO: Ai po humb gradualisht aftësitë e tij në gënjeshtra
September 1, 2025
Shërbimet speciale ruse mund të jenë të përfshira në organizimin e vrasjes së Parubiy
September 1, 2025
Pjesemarresit e samiti i SCO-së e konsiderojnë Kinen si lidere botërore
September 1, 2025
Greta Thunberg dështon sërish të arrijë në Gaza nga deti. Flotilja e aktivistëve kthehet në port për shkak të motit të keq
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AAK kërkon mbështetje për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AAK kërkon mbështetje për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti
Ballina 1Lajme

AAK kërkon mbështetje për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti

Kosova Times
Last updated: 2023/07/24 at 10:51 PM
Kosova Times Published July 24, 2023
Share
SHARE

AAK kërkon mbështetjen e partive opozitare për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u bëri thirrje partive tjera opozitare që të mbështesin një mocion te kësaj partie për rrëzimin e qeverisë për shkak të siç tha prishjes, së marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë dhe mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për pagën minimale.

Ai i bëri këto komente pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, për të diskutuar ligjin për pagën minimale dhe qasjen e qeverisë ndaj aleatëve perëndimorë.

Zoti Haradinaj tha se qeveria është duke bërë disa gabime që janë shumë të rrezikshme.

“Mendoj që politika e Kosovës veçanërisht sipas meje po flas në këtë rast e përfaqësuar prej qeverisë së Kurtit dhe Albin Kurti i ka ngulë thikë pas shpine dy vlerave tona më sublime që i kemi. Dhe nuk po e filloj me të parën për vendin por po e filloj me thikën pas shpine besimit të krijuar që nga koha e luftës për liri mes shqiptarëve dhe NATO-s të prirë prej Amerikës”, tha ai.

Takimi i organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është pjesë e veprimeve që opozita ka paralajmëruar për të kundërshtuar qasjen e qeverisë ndaj krizës në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

Zoti Haradinaj tha se e vetmja zgjidhje për vendin aktualisht është shkarkimi i qeverisë aktuale.

“Po kërkojmë ndihmën e partive tjera opozitare dhe shpresojmë që ta kemi, po kërkojmë ndihmën e veteranëve tjerë që janë në grupin e Vetëvendosjes”, tha ai.

Ai tha se sjellja e kryeministrit Albin Kurti ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është jonjerëzore, jokombëtare dhe joshtetërore.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë, dorëzoi të premten në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për pagën minimale, i cili ngjalli shumë reagime pas miratimit të tij dy javë më parë parlament.

Ligji për pagën minimale parasheh rritjen e saj në 264 euro, nga 130 deri në 170 sa është aktualisht ndërsa nuk përfshinë kategoritë e dala nga lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zyra e presidencës së Kosovës ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani nuk do ta nënshkruaj Ligjin për pagën minimale pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari tha se do të vazhdojnë kundërshtimet ndaj vendimeve të qeverisë për pagën minimale.

“Vendimet e fundit të kësaj qeverie që përmes deputetëve që i ka në parlament në atë situatë që merren ato vendime mendoj që kanë bërë një tradhti të madhe edhe ndaj shtetit, ka bërë jë tradhti të madhe edhe ndaj institucioneve por gjithsesi ka bërë një tradhti ndaj kësaj kategorie pra ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha zoti Jashari.

Qeveria e Kosovës ka thënë se me Ligjin e ri për pagën minimale parashihet ndryshimi i Ligjit për veteranët, në mënyrë që, siç thonë, “deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranëve qeveria e Kosovës, vendos për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj”.

Ligji për pagën minimale u miratua pa praninë e opozitës në fund të një dite përleshjesh fizike në parlament që nxitën shqetësime për thellimin e përçarjeve politike në një kohë kur Kosova po përballet me një nga krizat më të thella në marrëdhëniet e saj me aleatët ndërkombëtarë për shkak të situatës në veri të Kosovës.

You Might Also Like

LDK:Nuk marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë, Basha t’i kthehet Kushtetutës

KQZ sqaron procesin e listës së votuesve dhe qendrave të votimit

Osmani takon Bashën: Është duke u analizuar konstituimi i Kuvendit

Rama: Shqipëria e palëkundur në rrugën e integrimit europian

Basha kërkon falje për artikullin ndaj UÇK-së: Kam qenë i pakujdesshëm

Kosova Times July 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rikërkohet të mos lejohet përdorimi i IP Adresave serbe në Kosovë

Kosova Times Kosova Times December 19, 2022
Ismaili: BQK ka punuar me përkushtim për të forcuar stabilitetin financiar
BBC: Ka mijëra civilë ukrainas në qendrat e paraburgimit në Rusi
Kosova merr lajmin e madh nga CEV – organizon raundin kualifikues të Evropianit U17
Gërvalla: Të përkushtuar në rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Greqinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?