Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, në partneritet me , – Dakota e Veriut, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për herë të parë do të organizojë Kursin ‘ ® (®) .
Kursi ‘Advanced Trauma Life Support® (ATLS®) Kosova, është ̈ , , , dhe ofrohet nga , .
Ekipi i instruktorëve të Kursit është me përbërje ndërkombëtare dhe vjen kryesisht nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve. Kurse, të drejtë aplikimi për regjistrim në kursin ATLS, kanë mjekët në kuadër të SHSKUK-së, (specialistë & specializantë), të cilët merren me trajtimin e pacientëve me politrauma (p.sh. disiplinat kirurgjike, mjekësia emergjente, anesteziologjia).
Përbërja e ekipit që do ta ofroj këtë Kursin ATLS, është si në vijim: Prof. Ass. Dr. Baton Kelmendi, koordinator lokal, Prof. Dr. Rifat Latifi, instruktor, Melisa Misialek, koordinatore e Kursit, Ass. Ass. Prof. Dr. Mentor Ahmeti, drejtor i Kursit dhe instruktor, Dr. Enej Gaseviç, instruktor, Prof. Dr. Agron Dogjani, instruktor dhe Dr. Pantelis Vassiliu, instruktore.
Megjithatë, njohuritë dhe aftësitë e mësuara në Kursin ATLS përshtaten lehtësisht në të gjitha mjediset e kujdesit ndaj pacientëve.
Duhet cekur se Kolegji Amerikan i Kirurgëve – ACS, dhe Komiteti i saj për Traumën (COT) kanë zhvilluar programin ATLS për mjekët, dhe ky program ofron trajnime sistematike dhe koncize për kujdesin e hershëm të pacientëve të traumës.
Programi ATLS, u ofron pjesëmarrësve një metodë të sigurt dhe të besueshme për trajtimin e menjëhershëm të pacientëve të lënduar dhe njohuritë bazë të nevojshme për:
– Vlerësimin e gjendjes së pacientit me shpejtësi dhe saktësi
– Reanimimin dhe stabilizimin e pacientit sipas prioritetit.
– Përcaktimin nëse nevojat e pacientit tejkalojnë burimet e një institucioni dhe/ose aftësinë e një ofruesi.
– Organizimin në mënyrë të përshtatshme për transferimin ndër-spitalor të pacientit (kush, çfarë, kur dhe si)
– Sigurimin që të ofrohet kujdes optimal dhe që niveli i kujdesit të mos përkeqësohet në asnjë moment gjatë procesit të vlerësimit, reanimimit ose transferimit.
Përpos asaj që Kursi ATLS, u ofron pjesëmarrësve një metodë të sigurt dhe të besueshme për trajtimin e menjëhershëm të pacientëve të lënduar, njëherit ky Kurs ka edhe objektivat e veta, ku pas përfundimit të Kursit ATLS, mjeku do të jetë në gjendje të:
– Demonstrojë konceptet dhe parimet e vlerësimeve parësore dhe dytësore të pacientit.
– Vendos prioritetet e menaxhimit në një situatë traume.
– Fillojë menaxhimin parësor dhe dytësor të nevojshëm për menaxhimin emergjent të kushteve akute kërcënuese për jetën në kohën e duhur.
– Në një simulim të caktuar, demonstron aftësitë, të cilat shpesh kërkohen gjatë vlerësimit fillestar dhe trajtimit të pacientëve me lëndime të shumëfishta.
Kursi në fjalë do të mbahet në Prishtinë më – , ndërkaq planifikimet tashmë janë bërë që ky të jetë Kurs i rregullt, i cili do të mbahet 1-2 herë në vit.
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, njofton të gjithë të interesuarit se numri i pjesëmarrësve të lejuar për këtë kurs është 16-të, përderisa kriter i domosdoshëm është njohja e gjuhës angleze, pasi që i tërë kursi do të ofrohet në anglisht.
Për të aplikuar për regjistrim duhet të plotësoni aplikacionin online, duke përfshirë letrën e motivimit dhe dërgimin e CV-së tuaj, dhe afati për aplikim: . /Kosovatimes/
Për më shumë detaje rreth kursit:
https://koscs.org/…/broshura-advanced-trauma-life…/
Për të aplikuar, ju lutem shikoni linkun e mëposhtëm:
https://koscs.org/sq/regjistrimi-ne-kursin-atls/