By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mungesa e fuqisë punëtore sfidë për turizmin në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mungesa e fuqisë punëtore sfidë për turizmin në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Mungesa e fuqisë punëtore sfidë për turizmin në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2023/07/24 at 10:57 PM
Kosova Times Published July 24, 2023
Share
SHARE

Plazhet e arta dhe ujërat blu, e bëjnë Shqipërinë një vend tërheqës për turizëm.

Por, numri i madh i të rinjve që po largohen nga vendi, po krijon sfida për zhvillimin e këtij sektori.

Shqipëria përballet me mungesë të fuqisë punëtore, e domosdoshme që vendi t’i shërbejë numrit në rritje të pushuesve të huaj.

Është bregdeti i Shqipërisë… i pasur me rërë të artë, ujëra blu dhe hapësira të gjelbëruara.

Këto peizazhe e bëjnë Shqipërinë një vend ideal për turizëm.

Vendi ka rreth 450 kilometra vijë bregdetare, zona malore për aktivitete në natyrë, pika arkeologjike dhe kuzhinë të veçantë lokale.

Megjithatë, për shumë vite, turistët perëndimorë nuk e kishin Shqipërinë një destimacion të preferuar.

Por, kjo duket se po ndryshon.

Vitin e kaluar, Shqipëria priti 7.5 milionë pushues, sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit.

Kjo shënon një rritje të madhe krahasuar me vitin 2019, kur Shqipëria u vizitua nga 6 milionë turistë, para se industria të goditej nga tërmeti dhe pandemia e koronavirusit.

Në qytetin e Durrësit, së fundmi është hapur resorti i madh “Melia”. Menaxheri i saj thotë se kjo zonë ka ngjashmëri me një nga destinacionet më luksoze në botë.

“Sot në mëngjes, para se të vija këtu, dëgjova dikë duke thënë se Shqipëria është si ishujt Maldive të Evropës. Dhe unë mendoj se ashtu është”, thotë menaxheri i resortit Melia, Marco Lisboa.

Por, shton ai, dallimi është se pushimet në Shqipëri kushtojnë shumë më i lirë.

Sipas qeverisë, vitin e kaluar sektori i turizmit zinte rreth 18 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Të dhënat e Ministrisë së Turizmit tregojnë se në katër muajt e parë të vitit 2023, numri i turistëve shënoi rritje me 25 për qind.

Eduart Xhepa, pronar i hotelit Aragosta, me 34 dhoma dhe suita, thotë se ato janë të gjitha të rezervuara për këtë verë.

Zoti Xhepa kërkon që qeveria të shfrytëzojë këtë mundësi për të nxitur rritjen e prodhimeve vendore, duke i prezantuar ato tek pushuesit e hotelit të tij.

“Do t’u bëja thirrje të gjitha strukturave shtetërore, sepse prodhimet vendore janë shumë të rëndësishme. Një italian nuk vjen në Shqipëri për të shijuar domate italiane, apo djathë italianë, por për të shijuar prodhimet e mrekullueshme vendase”, thotë ai.

Por a ka Shqipëria personel të mjaftueshëm për t’i shërbyer numrit në rritje të turistëve?

Marsel Toska është kamerier në Tiranë. Ai fiton vetëm rreth 400 euro në muaj. Prandaj po planifikon që me familjen e tij të largohet drejt Italisë.

“Arsyeja është shumë e thjeshtë: pagat e ulëta, papunësia, janë shkaktarët kryesorë. Pagesat janë minimale, ndërsa çmimet e ushqimeve janë shumë të larta. Me pak fjalë, ajo që fitojmë gjatë ditës nuk mjafton për të jetuar. Ka më shumë shpenzime sesa fitime. Kjo është arsyeja kryesore”, thotë ai.

Një në pesë vende pune në Shqipëri, ose rreth 250 mijë punonjës, janë punësuar në sektorin e turizmit, atë të udhëtimeve dhe aktiviteteve të ngjashme, sipas një raporti të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin.

Departamenti i turizmit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës po përgatit brezin e ri për të punuar në këtë industri.

Por, sipas Institutit të Statistikave, gjatë vitit 2022 rreth 46 mijë banorë janë larguar nga vendi, shumica prej të cilëve të rinj.

Shqipëria ka nevojë që ata të qëndrojnë dhe zhvillojnë karrierën e tyre në vend, në mënyrë që të përballojë numrin në rritje të turistëve.

“Mungesa e fuqisë punëtore do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë dhe të madh. Sidomos këtë vit dhe vitet e ardhshme, në një kohë kur numri i turistëve është në rritje. Parashikimet tregojnë se kjo rritje do të vazhdojë, sidomos pas përmirësimit të infrastrukturës turistike ”, thotë Brunilda Licaj, profesore.

Ata që kanë vendosur të qëndrojnë në Shqipëri, thonë se disa të rinj janë naivë, nëse mendojnë se largimi nga vendi është zgjidhja për të gjitha problemet e tyre.

“Ata mendojnë se bota po i pret me lule. Ata nuk e kanë parë botën jashtë, prandaj mendojnë se është një kopsht me lule. Ata harrojnë atë që kanë brenda vendit, sepse mendjen e kanë tek largimi nga vendi. Thjesht mendojnë si të shkojnë në vende si Gjermania dhe se atje do të gjejnë të gjitha të mirat. Ata harrojnë përfitimet që mund të kenë në Shqipëri. Sidomos tani me turizmin, ka mundësi të pafundme në verë dhe dimër”, thotë Vash Hamiti, menaxher i një resorti.

Për të lënë gjurmë në hartën turistike, Shqipëria ka nevojë për punëtorë, por edhe për plazhe të bukura.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Kosova Times July 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Protestë në Beograd, një pjesë e opozitës kërkon anulimin e zgjedhjeve në kryeqytetin serb

Kosova Times Kosova Times December 18, 2023
Kurti dhe Vuçiq takohen ndaras me Borrellin dhe Lajçakun
Rohde: Sarrazin vizitoi Kosovën për t’i kërkuar Kurtit të bëjë kompromis për CEFTA-n, por pa sukses
Janjiq: Pas sulmit terrorist në Kosovë, Vuçiq do të përballet me fatin e Millosheviqit, kur Dodiku të përplaset në një nga manastiret e tij, gjërat do të fillojnë të zbardhen…
Kurti: Jemi të kënaqur që BE-ja e ka rikthyer temën e zgjerimit në tryezë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?