By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si kanë ndryshuar temperaturat në Kosovë ndër vite?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Si kanë ndryshuar temperaturat në Kosovë ndër vite?
Ballina 1Lajme

Si kanë ndryshuar temperaturat në Kosovë ndër vite?

Kosova Times
Last updated: 2023/07/24 at 3:15 PM
Kosova Times Published July 24, 2023
Share
SHARE

Mesatarja e temperaturave maksimale gjatë muajit korrik në Kosovë arrin në 31.2 gradë Celsius, sipas të dhënave të kompanisë amerikane që ofron parashikim të motit në mbarë botën, Accuweather.

Instituti i Hidrometeorologjisë i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se ky muaj, bazuar në mesataren e temperaturave maksimale, do të jetë “ndër muajt më të nxehtë për shumë prej viteve të fundit”.

Të dhënat nga IHMK-ja dhe Accuweather tregojnë se vala e nxehtësisë që ka goditur Evropën, ka bërë që korriku i këtij viti të jetë më i nxehti në gjashtë vjetët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditëve në vijim, kur IHMK-ja ka thënë se temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

E, gjatë këtyre ditëve të fundit, shumë qytetarë të Kosovës janë drejtuar në pishina e fontana të ndryshme nëpër vend, në përpjekje për t’u freskuar.

Këto temperatura vijnë pas dy muajve më të freskët dhe me reshje të shpeshta shiu në Kosovë, të cilat shkaktuan vërshime në disa qytete – me dëme më të mëdha në Pejë.

Vërshimet në Pejë shkaktuan vdekjen e një nëne dhe fëmijës së saj pesëvjeçar, ndërsa stuhi të ndryshme u morën jetën shtatë personave javën e kaluar në Ballkan dhe lanë qindra të tjerë të lënduar.

I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është goditur nga temperaturat e larta. Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë përballur me temperatura edhe më të larta se në Kosovë.

Shkencëtarë të ndryshëm ia kanë atribuuar këtë mot ekstrem fenomenit El Ninjo, i cili, përveçse kontribuon në ngritjen e temperaturave në shumë pjesë të botës, edhe rrit rreziqet për të reshura shiu dhe vërshime.

IHMK-ja ka parashikuar se temperaturat ekstreme do të vazhdojnë edhe disa ditë, por se ato do të bien nën 30 gradë Celsius më 27 dhe 28 korrik.

Por, kjo nuk është hera e parë që Kosova është goditur nga valë të tilla të nxehtësisë. Që nga viti 2001, muaji korrik në Kosovë ka qenë në tri raste – në vitet 2007, 2012 dhe 2015 – më i nxehtë sesa këtë vit.

Megjithatë, këtë herë, temperaturat minimale kanë qenë më të larta sesa zakonisht.

Kjo ka bërë që, sa u përket temperaturave minimale mesatare, korriku i këtij viti të jetë i dyti më i nxehti që nga viti 2001.

Shkaku i këtyre temperaturave të larta, qytetarët janë rekomanduar nga IHMK-ja të kufizojnë ekspozimin ndaj rrezeve të diellit, të pinë ujë sa më shpesh dhe të mos konsumojnë ushqim të yndyrshëm.

You Might Also Like

Kelmendi: Ruajtja e integritetit dhe paanshmëria janë detyrime për prokuror

IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë

Nesër zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 300 gjoba në trafik

Bëri presion që për ta votuar kandidatin e LS-së në Viti, arre

Kosova Times July 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Petkoviq nuk e njeh kompetencën e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin

Kosova Times Kosova Times November 9, 2023
Zjarri djeg 10 hektarë grurë në Pejë, arrestohet një person
Përmbyllet i gjithë procesi i liberalizimit të vizave
Dushi: Viteve të fundit nga Kosova kanë ikur 10 deri 12 mijë persona në vit
Ish-kreu i Unionit Ndërkombëtar të Biatlonit u dënua për korrupsion
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?