By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 qershor
June 11, 2025
Bislimi: Sorensen, vizion të qartë për dialogun, Serbia po saboton procesin
June 10, 2025
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli NATO-Ukrainë do të mbajë takim inaugurues mes luftimeve të ashpra në Harkiv
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Këshilli NATO-Ukrainë do të mbajë takim inaugurues mes luftimeve të ashpra në Harkiv
Ballina 2Rajon / Botë

Këshilli NATO-Ukrainë do të mbajë takim inaugurues mes luftimeve të ashpra në Harkiv

Kosova Times
Last updated: 2023/07/26 at 3:20 PM
Kosova Times Published July 26, 2023
Share
SHARE

Këshilli i sapokrijuar NATO-Ukrainë do të diskutojë për sigurinë në Detin e Zi në takimin inaugurues më 26 korrik në Bruksel. Ky takim vjen ndërkohë që forcat ukrainase dhe ruse janë përfshirë në luftime të ashpra në rajonin lindor të Harkivit, ku Rusia po përpiqet të kryejë një ofensivë.

Këshilli NATO-Ukrainë do të mblidhet në Bruksel në nivel ambasadorësh, pas refuzimit të Rusisë për ta zgjatur një marrëveshje për eksportin e grurit dhe pas sulmeve intensive të Moskës ndaj instalimeve të eksportit të grurit të Ukrainës në portet në Detin e Zi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai mbajti një takim përpara takimit të parë të Këshillit NATO-Ukrainë.

“Konsultime janë [të fokusuara] veçanërisht rreth sigurisë në Detin e Zi, për portet tona dhe eksportet tona të grurit”, tha ai.

Zelensky foli paraprakisht me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, se si të sigurohet rrjedha e grurit ukrainas në tregjet ndërkombëtare mes sulmeve ajrore të reja nga Rusia në qytetin e portit të Odesës dhe kryeqytetin Kiev.

“Para së gjithash, ne folëm për mbrojtjen e rajoneve tona jugore, në veçanti Odesëm, për mbrojtjen e jetës normale të njerëzve dhe punës në portet tona”, tha ai.

Sulmet ruse në ditët e fundit kanë shënjestruar objektet e eksportit të ushqimit ukrainas, duke përfshirë portet e Danubit afër kufirit me Rumaninë, anëtare e NATO-s.

Kievi ka akuzuar Moskën se synon furnizimet me drithëra dhe infrastrukturën që nga pezullimi i pjesëmarrjes së saj në marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi të ndërmjetësuar vitin e kaluar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për të ndihmuar në zbutjen e një krize globale ushqimore të përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Sunak tha se e bëri të qartë gjatë telefonatës me Zelenskyn se çdo përpjekje e Rusisë për ta parandaluar eksportin e grurit nga Ukraina do të ishte “plotësisht e papranueshme”.

Në fushën e betejës, ushtria ukrainase gjatë 24 orëve të fundit luftoi kundër sulmeve të shumta ruse në Harkiv ndërsa vazhdoi shtytjen në rajonin jugor të Zaporizhjas, tha shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në raportin e tij ditor më 26 korrik.

“Në drejtim të Kupyanskit [të rajonit të Harkivit], ushtarët tanë po mbajnë fort mbrojtjen”, tha ushtria. “Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase vazhdojnë të kryejnë një operacion ofensiv në drejtim të Melitopolit dhe Berdyanskit [të Zaporizhjas]”, tha ai, duke shtuar forcat ukrainase zhvilluan gjithsej 26 beteja luftarake gjatë 24 orëve të fundit.

Forcat ruse bombarduan dhe nisën sulme ajrore në më shumë se 30 vendbanime në Zaporizhja dhe në rajonin e Hersonit në jug, tha ushtria.

Ndërkohë, Pavlo Kyrykenko, guvernatori i rajonit të Donjeckut, tha se një vajzë 12-vjeçare vdiq pasi u plagos në një sulm rus në një breg lumi në Kostiantynivka, duke e rritur numrin e të vrarëve në tre.

Një fëmijë tjetër, një djalë 10-vjeçar, ishte në mesin e të vrarëve në sulmin rus më 24 korrik, për të cilin Kyrylenko tha se ishin përdorur municione thërrmuese. Disa fëmijë të tjerë që ndodheshin në breg të lumit u plagosën.

Më 25 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan për një pako shtesë sigurie në vlerë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, përfshirë municionet e mbrojtjes ajrore, automjetet e blinduara, armët kundër blindave dhe “ndihma kritike ushtarake” nga rezervat e Departamentit amerikan të Mbrojtjes për ta ndihmuar Ukrainën ta rimarrë territorin dhe të mbrohet kundër Rusisë.

Pentagoni njoftoi për këtë pako pasi Bashkimi Evropian njoftoi një pako të ndihmave në vlerë prej 1.5 miliardë eurosh për ta ndihmuar Ukrainën ta riparojë infrastrukturën mes sulmeve ajrore të reja nga Rusia në qytetin e Odesës dhe kryeqytetin Kiev.

Kjo është hera e 43-të që SHBA-ja bën tërheqje nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes për Ukrainën që nga gushti i vitit 2021, tha Pentagoni në një deklaratë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuara me Ukrainën.

“Rusia mund t’i japë fund kësaj lufte në çdo kohë duke tërhequr forcat e saj nga Ukraina dhe duke ndaluar sulmet e saj brutale kundër qyteteve dhe njerëzve të Ukrainës”, tha Blinken.

You Might Also Like

BE përgatit sulm të ri ndaj Putinit. Detajet janë publikuar

Britania vendosi sanksione ndaj dy ministrave izraelitë

Trump dërgon marinsat në Los Angeles, kryebashkiaku i tërbuar. “Nuk e kemi përjetuar ende këtë”

Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare

Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit

Kosova Times July 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Irani “thikë” pas shpine Putinit! Tronditja më e madhe për kreun e Kremlinit që nga fillimi i luftës në Ukrainë!

Kosova Times Kosova Times September 25, 2024
Per shkak te party-ve humbi postin e kryeministres dhe martesën, tani ka një punë të re: Ja çfarë do të bëjë politikania më e bukur në botë
Bislimi përmend tri kushte për formimin e Asociacionit
Katari dhe Franca dërgojnë ilaçe për pengjet në Gazë
Aplikimi për vizë britanike, Ambasada në Prishtinë jep lajmin e mirë për kosovarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?