By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SAPO: Situata e sigurisë në Suedi, e përkeqësuar pas djegies së Kuranit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > SAPO: Situata e sigurisë në Suedi, e përkeqësuar pas djegies së Kuranit
Ballina 2Rajon / Botë

SAPO: Situata e sigurisë në Suedi, e përkeqësuar pas djegies së Kuranit

Kosova Times
Last updated: 2023/07/26 at 4:17 PM
Kosova Times Published July 26, 2023
Share
SHARE

Situata e sigurisë në Suedi është përkeqësuar për shkak të djegies së fundit të Kuranit brenda vendit dhe protestave që ky veprim ka nxitur te myslimanët nëpër botë, të cilat të dyja kanë ndikuar negativisht në imazhin e kombit nordik, tha shërbimi suedez i sigurisë së brendshme të mërkurën.

Agjencia, e njohur me akronimin e SAPO, tha se djegia dhe përdhosja e librave fetarë në Suedi, dhe fushatat e vazhdueshme dezinformuese në rrjetet sociale dhe platforma tjera, kanë ndikuar negativisht në profilin e Suedisë.

Në një deklaratë, SAPO përmendi se perceptimi për Suedinë është zhvendosur nga një vend tolerant, në një vend që tani shihet si armiqësor ndaj Islamit dhe myslimanëve.

Kjo rrezikon të nxisë kërcënime kundër Suedisë “nga individë brenda mjedisit të dhunshëm islamik”, tha agjencia, duke shtuar se rreziku aktual nga terrorizmi në Suedi mbetet në një nivel të ngritur.

“Është një situatë serioze në të cilën ndodhemi”, tha Susanna Trehörning, nënkryetare e SAPO-s për antiterrorizëm, për transmetuesin publik suedez SVT.

“Është një kërcënim i shtuar, dhe një sulm mund të ndodhë brenda kornizës së një kërcënimi të tillë”, tha ajo.

Në Suedi dhe së fundmi në Danimarkën fqinje, një seri përdhosjesh publike të Kuranit nga disa aktivistë anti-islamikë ka shkaktuar reagime të zemëruara në vendet myslimane.

Në Suedi, nuk ka ligje specifike që ndalojnë djegien ose përdhosjen e Kuranit ose teksteve të tjera fetare, dhe si shumë shtete perëndimore, Suedia nuk ka ligje për blasfeminë.

Suedia mbështet një të drejtën për të mbajtur demonstrata publike, të mbrojtura nga Kushtetuta e saj.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dënoi përdhosjen e librave fetarë në Suedi dhe Danimarkë. Ai theksoi se akte të tilla shërbejnë vetëm për të përçarë shoqëritë.

“Respekti për diversitetin është një vlerë thelbësore e Bashkimit Evropian. Kjo përfshin respektin për komunitetet e tjera fetare”, tha kryediplomati i BE-së.

“Përdhosja e Kuranit, apo e ndonjë libri tjetër që konsiderohet i shenjtë, është ofendues, mosrespektues dhe një provokim i qartë. Shprehjet e racizmit, ksenofobisë dhe jotolerancës përkatëse nuk kanë vend në Bashkimin Evropian”, tha Borrell.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times July 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një monument për Stalinin do të ngrihet në rajonin e katërt rus

Kosova Times Kosova Times October 30, 2024
Në aeroportin e Kishinaut, një person i panjohur hapi zjarr, dy persona humbën jetën
Çfarë po ndodh me popullsinë në Shqipëri? OKB: Ka rënien më të madhe të lindshmërisë në rang global deri më 2054
Putin anuloi dekretin në mbështetje të sovranitetit…
Kina shpreson që Rusia dhe Ukraina të zhvillojnë bisedime të paqes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?