Policia e Kosovës ka njoftuar se grabitësit kanë hyrë me forcë në objektin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrogjeni Ujor” në Suharekë dhe kanë vjedhur para.
Rastin e ka paraqitur në Polici rojtari i kompanisë në fjalë.
“Ankuesi mashkull kosovar roje e kompanisë rajonale të ujësjellësit, ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin e kompanisë dhe nga kasafortat kanë vjedhur para të gatshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.