Rastin e ka paraqitur në Polici rojtari i kompanisë në fjalë.

“Ankuesi mashkull kosovar roje e kompanisë rajonale të ujësjellësit, ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin e kompanisë dhe nga kasafortat kanë vjedhur para të gatshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.