By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vrau gruan e tij në një dhomë spitali dhe qëlloi veten
May 31, 2025
Tortë me mus çokollate a: Një fantazi kremoze që do t’ju lërë pa fjalë
May 31, 2025
Temperaturat e larta, fluks udhëtarësh në pikën kufitare Morinë-Vërmicë, lëvizja e lirë ka shmangur krijimin e radhëve të gjata
May 31, 2025
Nga Duma ruse kërcënojnë nëse Ukraina refuzon kushtet:Do të mbetesin pa shumë territore
May 31, 2025
Serbia blen “Rafale” me një kredi franceze prej 1.9 miliardë eurosh
May 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Miratohet në lexim të parë projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Miratohet në lexim të parë projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti
Financa

Miratohet në lexim të parë projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti

Kosova Times
Last updated: 2023/07/27 at 4:31 PM
Kosova Times Published July 27, 2023
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Me këtë projektligj, është krijuar edhe një skemë e re e quajtur “skema e pensionit parcial kontribut-pagues të moshës.”

Në këtë skemë janë futur të gjithë qytetarët të cilët janë larguar nga puna në vitet e ’90, e të cilëve nuk u është njohur kontributi, dhe për rrjedhojë, nuk e kanë plotësuar kriterin prej 15 vjetësh stazh, për të përfituar nga pensioni kontribut-pagues.

Miratimi i këtij projektligji është bërë me procedurë të përshpejtuar përmes kërkesës për seancë të jashtëzakonshme, të thirrur nga 41 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Menjëherë pas miratimit në lexim të parë të këtij projektligji, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, e ka paraqitur një mocion procedural për shmangie nga afatet e përcaktuara në rregulloren e Kuvendit për shqyrtimin e projektligjit.

Mocioni është votuar dhe leximi i dytë i këtij projektligji pritet të bëhet në një seancë të re plenare sot në orën 19:00.

Ndryshimet në Ligjin për pensionet

Personat që kanë kontribuar sipas Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor para datës 01.01.1999, por nuk e arrijnë stazhin pensional prej 15 vjet kontribute si periudhë kushtëzuese për shkak se janë larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme, mund të kualifikohen në skemën e pensionit parcial kontribut-pagues të moshës

Të drejtën për pension parcial kontribut-pagues të moshës e realizojnë të gjithë personat, të cilët kanë shtetësi të Kosovës dhe të cilët plotësojnë këto kushte:

  • Kanë mbushur moshën 65-vjeçare
  • Ofrojnë dëshmi të vlefshme mbi pagesën e kontributeve sipas dispozitave të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor para datës 01.01.1999
  • Janë larguar nga puna pas datës 01.01.1989 si rezultat i masave të dhunshme
  • Shuma e periudhës së kontributeve të paguara si dhe periudhës nga data e largimit të dhunshëm nga puna, bashkërisht arrijnë nivelin prej 15 vjetësh

Sipas këtij projektligji, lartësia e pensionit parcial kontribut-pagues për secilin nivel përcaktohet duke marrë për bazë numrin e viteve të kontributeve të paguara

Për më shumë lexoni projektligjin duke klikuar KËTU

Për miratimin e këtij projektligji janë shmangur të gjitha afatet procedurale të rregullores së Kuvendit.

Krijimi i një skeme të re pensionale përmes ndryshimeve në ligjin aktual për pensione, u bë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2022 shfuqizoi paragrafin 2 të nenit 8 të ligjit për skemat pensionale, pasi konstatoi se ky nen pa të drejtë iu mohoi mijëra qytetarëve të drejtën e pensionit kontribut-pagues.

Ligji aktual për skemat pensionale parasheh të drejtën e përfitimit nga pensioni kontribut-pagues vetëm për ata persona që dëshmojnë se kanë kontribuar për 15 vjet në ish-Fondin Pensional.

Për personat që u larguan dhunshëm nga puna nga regjimi i atëhershëm serb, nuk u mundësua që të gëzonin pensionin kontribut-pagues, për shkak se nuk përmbushnin kriterin prej 15 vjetësh përvojë pune.

Sipas vlerësimeve të Qeverisë së Kosovës, aktualisht, në skemën e pensionit bazik duhet të jenë rreth 70.000 persona që realisht do të duhej të kualifikoheshin për pensionin parcial kontributpagues të moshës.

Kjo skemë e re pensionale për personat që u larguan nga puna në vitet ’90, llogaritet se do t’i kushtojë shtetit rreth 60 milionë euro në vit.

You Might Also Like

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

ZKA prezantoi gjetjet kryesore të auditimit për 2024/2025

Kosova Times July 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kishte kthyer dy bizneset e tij në ‘fole’ të tregtimit të kokainës dhe kanabisit, kush është ‘bossi’ shqiptar i arrestuar në Britani

Kosova Times Kosova Times November 16, 2022
Ish-kryediplomatja greke caktohet raportuese për Kosovën nga Këshilli i Europës
Për një javë mbi njëmijë të rinj kosovarë kërkuan punë në “Superpuna”
Hoti: Dyshime mbi aftësinë e qeverisë për transformimin e FSK-së në ushtri të standardeve të NATO-s
Osmani, ambasadorit italian: Qytetarët në veri po dëmtohen më së shumti, sulmet ndaj PK-së, KFOR-it e gazetarëve të dënohen nga të gjithë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?