By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ngrihen 14 urdhërarrestime në Shqipëri për mashtrim online prej 4.7 milionë eurosh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ngrihen 14 urdhërarrestime në Shqipëri për mashtrim online prej 4.7 milionë eurosh
Ballina 2Rajon / Botë

Ngrihen 14 urdhërarrestime në Shqipëri për mashtrim online prej 4.7 milionë eurosh

Kosova Times
Last updated: 2023/07/27 at 1:29 PM
Kosova Times Published July 27, 2023
Share
SHARE

Drejtues dhe punonjës të një qendre të thirrjeve në Shqipëri kanë mashtruar qytetarë italianë duke përfituar 4.7 milionë euro, sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar (SPAK).

Lidhur me aktivitetet e kësaj qendre të thirrjeve, SPAK-u ka lëshuar urdhërarrestime për 14 persona. Për nëntë prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për pesë të tjerë “arrest shtëpiak”.

Qendra e thirrjeve ndodhej në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

SPAK bashkëpunoi me prokurorinë e Pordenones, komunë në Itali, dhe operacioni i koduar “Dream earnings” është vijim i një operacioni të nisur në tetor të vitit 2022.

“Janë administruar 140 kallëzime të personave të dëmtuar në Itali dhe shuma e parave që ata kanë humbur shkon deri në 4.7 milionë euro”, deklaroi prokurori i SPAK-ut, Eneid Nakuçi.

Prokurorja italiane, Maria Grazia Zaina, tha se nga hetimet ka rezultuar se mashtruesit ishin mjaft të aftë në përdorimin e teknikave reale bindëse aq sa kishin arritur të bindnin qytetarët e pafajshëm të investonin gjatë kësaj kohe qindra mijëra euro në llogari rrjedhëse jashtë shtetit.

Fillimisht, ata bindeshin të investonin në shuma të vogla parash dhe më pas i stimulonin të investonin në shuma të mëdha, duke i bërë të besojnë se do të fitonin gjithnjë e më shumë. Prokurori Eneid Nakuçi tha se paratë e përfituara shkonin në kriptovalutë dhe në llogari të huaja të pagjurmueshme.

Gjatë konferencës për shtyp u bë e ditur se janë kryer rreth 42.000 përgjime dhe ka rezultuar se paratë pastroheshin në vende si Qipro, Lituaninë, Estoni, Holandë, Gjermani dhe ishin konvertuar në kriptovalutë.

“Në çdo transferim në hyrje rezultonte dhënia e një sasie BitCoin (kriptovalutë) në favor të një portofoli të panjohur duke humbur në këtë mënyrë gjurmët e parave”, tha prokurori Nakuçi.

SPAK-u theksoi se është ushtruar kontroll në 12 banesa ku gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike, telefona, laptopë, USB dhe pajisje për prodhimin e Bitcoin.

Gjithashtu u bë e ditur se verifikimet hetimore kanë bërë të mundur gjithashtu përcaktimin dhe identifikimin e teknikëve përgjegjës të grupit te strukturuar të cilët administronin jo vetëm të gjithë infrastrukturën informatike të qendrës së thirrjeve, por dhe kujdeseshin për të fshehur dhe penguar hetimet ndaj tyre dhe identifikimit të qendrës së thirrjeve.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Kosova Times July 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vdes një vajzë që u plagos gjatë të shtënave në shkollën në Beograd

Kosova Times Kosova Times May 15, 2023
Çmimi i pranimit të anëtarëve të rinj në BE mund ta ulë entuziazmin për zgjerim
Aktakuzë ndaj tre personave për keqpërdorim detyre
Zbulohen detajet e skandalit diplomatik në Zagreb, për këtë shkak qe ambasadorja serbe u largua nga ceremonia…
Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?