Policia e Kosovës ka konfirmuar të premten se rreth orës 16:30 ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur në trupat e pajetë.
“Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.