By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë
Lajme

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/28 at 4:19 PM
Kosova Times Published July 28, 2023
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

“E kam shijuar kohën e kaluar në Kosovë. Kosova do të ruajë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time për shkak të ngrohtësisë dhe mikpritjes së njerëzve”, kështu u shpreh ambasadori Weidinger në hyrje të takimit.

Përgjatë viteve të fundit, marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Austrisë janë intensifikuar. Vizitat e nivelit të lartë në mes dy vendeve tona si dhe rritja e bashkëpunimit ka prodhuar rritje të interesit austriak për të investuar në Kosovë.

‘’Si definicion, rinia është e ardhmja e të gjitha shteteve. Me një rini kaq aktive dhe të arsimuar, unë nuk kam asnjë dyshim që Kosova do të zhvillohet në mënyrë dinamike”, tha ambasadori Weidinger.

Duke e falënderuar për kontributin e tij, bashkëpunimin e ngushtë, punën dhe konsideratën, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi mesazhin e ambasadorit duke shtuar se “Rinia në Kosovë është e ardhmja dhe e tashmja e vendit.” Ai shtoi se Kosova po rritet e zhvillohet, përtej barrierave dhe pengesave me të cilat po përballet.

“Vendi ynë po e forcon demokracinë dhe politikat e saj anti-korrupsion, duke u fokusuar në sundimin e ligjit dhe mirëqeverisjen. Benefitet e rritjes dhe zhvillimit të vendit duhet të ndahen proporcionalisht tek qytetarët tanë dhe të ulim pabarazitë”, tha zëvendëskryeministri Bislimi, duke përmendur nga mbështetjen për lehonat dhe skemat për shtesat për fëmijë e deri tek Ligji i aprovuar dje në Kuvend për skemat pensionale të financuara nga shteti, që i jep fund një padrejtësie që ka ekzistuar deri më tani.

Në përfundim, ai e vlerësoi dhe rolin e Austrisë, si një urë lidhëse mes Kosovës dhe BE-së, në rrugëtimin tonë evropian. /Kosovatimes/

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times July 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbahet Samiti Ndërkombëtar `Shtigjet Rotariane`

Kosova Times Kosova Times March 22, 2025
Parlamenti Evropian nën sulm kibernetik pasi shpalli Rusinë sponsor të terrorizmit
Fletarrestet e Rusisë, reagon Sveçla thotë se nuk është brengë e tij
Mbesa e Putinit doli të ishte një menaxhere e lartë e një banke ushtarake
Përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet, BDI informon ndërkombëtarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?