Sipas këtyre statistikave në qershor numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 48079, prej tyre 39,02%,ishin vendorë dhe 60,98% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin qershor të vitit 2022 (ishin 37 292 vizitorë) ka rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 29,0%. Numri i net-qëndrimeve ishte 122 945, prej tyre 44,6% nga vendorët dhe 55,3% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka rajoni i Pejës me 5 447 vizitorë dhe me 31 407net-qëndrime. Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (qershor 2022) ka rritje të vizitorëve për 13,3%. Në total 29 317 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj.