By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lulzim Basha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Lulzim Basha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë
Ballina 2Rajon / Botë

Lulzim Basha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/29 at 11:16 PM
Kosova Times Published July 29, 2023
Share
SHARE

Lulzim Basha ka deklaruar se është rikthyer në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD).

Ai ka marrë 16.196 vota, ndërsa rivali i tij, Gjergj Hani 1.657.

Hani nuk është deklaruar për mediat.

Rezulti është konfirmuar nga Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike, që aktualisht është në opozitë.

Në fjalën që mbajtur para mbështetësve, Basha ka thënë se prej 29 korrikut nis ndryshimi i madh i Partisë Demokratike.

“Pavarësisht vështirësive, Partia Demokratike mbetet shpresa e shqiptarëve. Sfidat e opozitës janë të mëdha. Lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, disa prej tyre të sponsorizuar nga ata që duan një Shqipëri pa mundësi ekonomike, pa liri tregu, pa konkurrencë, as në politikë, as në ekonomi, me media nën presion e me censurë, me drejtësi nën presion. Do të ndërtojmë një urë shprese e besimi për mijëra shqiptarë”, ka thënë Basha.

Nëse gjithçka konfirmohet, ky mund të jetë mandati i katërt i Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe janë mbyllur më 19:00.

Thirrja për votim u është dërguar 25 mijë anëtarëve të partisë, ose tri herë më pak sesa ishte ky numër në zgjedhjet e fundit në këtë parti në vitin 2021, kur anëtarësia numëronte rreth 75 mijë persona.

Në garë kanë qenë ish-kryetari i kësaj force politike, Lulzim Basha dhe përballë tij Gjergj Hani, një ish-i persekutuar politik.

PD-ja i ka mbajtur këto zgjedhje e përçarë dhe e ndarë në tri pjesë.

Deri para këtij procesi PD ishte e ndarë në dy pjesë, mes mbështetësve të Lulzim Bashës dhe atyre të Sali Berishës.

Por, zhvillimi i këtij procesi e thelloi edhe më shumë përçarjen.

Zgjedhjet për kreun e PD-së janë kundërshtuar nga një tjetër grupim, nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi dhe shtatë deputetë që e mbështesin atë.

Një ditë më parë një grup deputetësh e ka çuar këtë çështje në gjykatë, duke depozituar vendimin e Këshillit Kombëtar për anulimin e zgjedhjeve, pezullimin e kryesisë, përfshirë edhe kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës, që vijon të jetë kryetar i PD-së, në regjistrin e partive politike.

Situata e paqartë dhe e paqëndrueshme në PD është krijuar pas 21 marsit të vitit 2022, kur Lulzim Basha dha dorëheqje si kryetar i PD-së dhe vendin e tij e ka zënë Enkelejd Alibeaj.

Më 25 mars të 2022, Gjykata e shkallës së parë në Tiranë e ka njohur si të ligjshëm Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha dhe të gjitha vendimet që u morën prej tij.

Ky vendim është apeluar nga Enkelejd Alibeaj, si ushtrues detyre i Partisë Demokratike. Gjykata e Apelit pati vendosur që çështja të rigjykohet në shkallën e parë të gjyqësorit.

Pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit, ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enkelejd Alibeaj, ka dhënë, po ashtu, dorëheqje.

PD-ja zyrtare është në zyra me qira, pasi selinë e saj e ka marrë me dhunë Berisha.

You Might Also Like

Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’

‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”

Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit

Kosova Times July 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KQZ: Votimi me kusht nuk lejohet në çdo qendër votimi

Kosova Times Kosova Times October 18, 2024
Klinika e Kardiologjisë, numër rekord i Stentimeve dhe Koronarografive
Presidentja Osmani priti grupin e miqësisë Austri Kosovë: Të hapur për investitorë austriak
Roff paralajmeron: Çfarë mund të presim në Ballkanin Perëndimor nëse Donald Trump fiton…
Ndarja nga jeta e aktorit të njohur të humorit, kreret e politikes mesazhe ngushelluese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?