By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndërgjegjësimi i mërgimtarëve, motivim për ndërgjegjësimin e qytetarëve!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ndërgjegjësimi i mërgimtarëve, motivim për ndërgjegjësimin e qytetarëve!
Opinion

Ndërgjegjësimi i mërgimtarëve, motivim për ndërgjegjësimin e qytetarëve!

Kosova Times
Last updated: 2023/07/29 at 7:39 AM
Kosova Times Published July 29, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Shpresa mbetet tek ngjizja e një alternative të re politike dhe tek vetëdijesimi i qytetarëve, me mos votimin e politikanëve mashtrues si e vetmja mundësi për largimin e kësaj klase të papërgjegjshme nga skena politike.

Parashikimet e sakta politike

Ashtu siç e kam parashikuar vite më parë në shkrimet e mia analitike dhe prononcimet politike për mediat e shkruara dhe elektronike, të gjitha po dalin të vërteta. Këto i vërtetojë kësaj radhe hapja e dyerve të Parlamentit për mërgimtarët që jetojnë në vendet evro-perëndimore, të cilët e bojkotuan në mënyrë masive hyrjen në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe të institucioneve të shtetit në përgjithësi, Ky është treguesi më i mirë i vetëdijesimit dhe ndërgjegjësimit të mërgatës sonë pas mashtrimeve serike të politikanëve në pushtet dhe opozitë.

Thënë të vërtetën, institucionet e shtetit nuk e merituan nderimin e mërgimtarëve siç ka ndodhur në të kaluarën kur stërmbushej salla e madhe e Kuvendit me bashkatdhetarë nga të gjitha vendet e botës.

Ky duhet të jetë një sinjal i kuq për pushtetarët dhe për të gjitha partitë politike dhe politikanët në përgjithësi, e në veçanti për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët nuk janë përfaqësues të partive politike në Kuvend, por përfaqësues të popullit të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Atdhetarët dhe ushtarët e atdheut nuk paguhen nga shteti

Unë nuk kam asgjë personale me asnjë liderë partiak, politikan apo parti politike, nuk e kam asnjë preferencë të veçantë për asnjë subjekt të caktuar politik, por unë e kam një preferencë dhe një dashuri të skajshme për vendin dhe qytetarët e vendit tim, për të cilët jam angazhuar me tërë qenien time për më tepër se katër dekada dhe do të angazhohem pa u ndalur derisa të jem gjallë për të mirën e popullit tim.

Ndjehem tepër krenar, që për katër dekada rresht kam punuar për vendin tim krejtësisht në baza vullnetare pa u paguar nga shteti dhe i tillë do të mbetëm përgjithmonë, ushtarë besnik i atdheut tim. Ushtarët e atdheut nuk paguhen, ata e kryejnë borxhin ndaj atdheut dhe nuk marrin asgjë prej tij, kurse mercenarët paguhen dhe zhvatin krejt çka të munden nga shteti i cili i paguan!

You Might Also Like

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Pekini, Kremlini dhe faktori ukrainas: Çfarë Perëndimi nuk ka vënë re ende

Kosova Times July 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia me personel shtesë për ta përballuar fluksin e qytetarëve në kufi

Kosova Times Kosova Times December 17, 2023
“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti
NASA tregoi një foto të galaktikës më të largët të njohur
Peja triumfon në Prizren
Çfarë pritet nga zgjedhjet e reja në Turqi?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?