- Kripa
- Sheqeri
- Kuarci
- Diamanti
- Të gjitha
Nxënësit kosovarë shpërblehen në Paris: Jemi më mirë sesa na nxjerr PISA
I ulur në një dhomë në rrugën Abdyl Frashëri në Prishtinë, sytë e Kron Selmanajt ndriçohen nga reflektimi i medaljes së artë. Duke e shikuar e rrotulluar nëpër duar atë medalje, 11-vjeçari kujton se si e fitoi atë rreth një javë më parë.Më 21 korrik, mbi 2.300 kilometra larg shtëpisë së tij në Prishtinë, Kroni ishte ulur në një sallë testimi në Universitetin e Parisit në Francë, të njohur si Sorbonne.Në qoshen e djathtë të rreshtit të fundit të asaj salle, ai thotë se u ndie “paksa i stresuar”, kur u përball me fletushkën plot me detyra të matematikës, të cilat duhej t’i zgjidhte.“Në fillim jam stresuar shumë, nuk e kam pritur fare që do të fitoj”, thotë Kroni, i cili zuri vendin e tretë në garën ndërkombëtare për matematikë, Olimpiadën STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), që u zhvillua në Paris.Kroni dhe 13 garues të tjerë e përfaqësuan për herë të parë Kosovën në edicionin e tretë të kësaj olimpiade. Ata u zgjodhën pas dy fazave testuese që mbajti qendra Infinit, ku morën pjesë gjithsej 450 nxënës nga e gjithë Kosova.Kosova zuri edhe dy vende të dyta – me Arijon Sylën në garën e matematikës dhe Kushtrim Kajoshin në garën e shkencës. Medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta morën edhe garues të tjerë.Sapo mori vesh se ishte i suksesshëm në testim, Kroni mori në telefon nënën e tij, e cila e kishte shtyrë të garonte në Olimpiadën STEM.“Kur janë prindërit krenarë me mua, ndihem edhe unë krenar me veten. Prandaj, jam shumë i gëzuar, ende nuk mund ta besoj”, thotë ai.Njëmbëdhjetëvjeçari thotë se ndihet krenar edhe që përfaqësoi Kosovën në këtë garë, ku morën pjesë më shumë se 11.000 nxënës nga mbi 114 vende, sipas të dhënave në uebfaqen e Olimpiadës.“Shumë pak e kanë njohur Kosovën. Mendoj se tash, në fund të garës, e njohin më shumë, sepse Kosova ka fituar shumë në këtë garë. Mendoj që kanë për ta mbajtur Kosovën në mend edhe njerëzit e huaj që kanë qenë në atë garë”, thotë Kroni.Një ditë pas testimeve, Kroni zbriti në një skenë në muzeun më të madh të shkencës në Evropë – i njohur si Qyteti i Shkencës dhe Industrisë (CSI) – për të marrë medaljen e tij. Bashkë me të, të rrethuar nga flamuri i Kosovës, ishin disa nxënës, përfshirë Emir Lezin.Emiri mbante rreth qafës së tij një medalje të artë, që tregonte suksesin e tij në garën e shkencës. Në mesin e 40 pyetjeve të cilave Emiri iu përgjigj, ishte edhe kjo:Cilat nga materiet e mëposhtme janë kristale të ngurta?
Leave a comment