By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hapjet më të mira të hoteleve të reja në botë për vitin 2026
January 27, 2026
Restoranti më i famshëm “ha sa të duash” në Francë është bërë një fenomen kombëtar
January 27, 2026
Rahoveci mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
January 27, 2026
Shikoni si duket parku ujor më i madh i mbyllur në Evropë
January 27, 2026
Karbonara me lulelakër: Një version i thjeshtë i klasikut italian, por pa vezë dhe proshutë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja ofron mbështetje të plotë për presidentin e rrëzuar të Nigerit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja ofron mbështetje të plotë për presidentin e rrëzuar të Nigerit
Rajon / Botë

ShBA-ja ofron mbështetje të plotë për presidentin e rrëzuar të Nigerit

Kosova Times
Last updated: 2023/07/29 at 1:34 PM
Kosova Times Published July 29, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar mbështetje të plotë presidentit të rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazoum.

Bazoum është larguar nga pushteti përmes një puçi këtë javë, të udhëhequr nga gjenerali Abdourahmane Tchiani, i njohur edhe si Omar Tchiani – shef i gardës presidenciale.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka paralajmëruar ata që e kanë ndaluar Bazoumin se janë duke rrezikuar “ndihmë në vlerë të qindra miliona dollarëve”.

Gjenerali Tchiani e ka shpallur veten udhëheqës të ri të shtetit.

Bazoumi ka qenë lideri i parë i zgjedhur i Nigerit që e ka pasuar një lider tjetër, prej pavarësisë së shtetit më 1960.

Ai është konsideruar aleat kyç nga kombet perëndimore në luftën kundër militantëve islamistë në rajon.

Aktualisht, ai besohet se gëzon shëndet të mirë, por edhe duke u mbajtur rob nga garda e tij.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Bazoumit, dhe i ka dënuar “përpjekjet për ndryshimin e Qeverisë së Nigerit përmes rrugëve jokushtetuese”.

Franca, e cila e ka pasur dikur Nigerin si koloni, ka thënë se nuk i njeh liderët pas puçit dhe do ta njohë vetëm Bazoumin si udhëheqës të shtetit.

Gjenerali Tchiani, 62-vjeçar, e ka udhëhequr gardën presidenciale prej vitit 2011, dhe është avancuar në pozitë si gjeneral më 2018 nga ish-presidenti i Nigerit, Mahamadou Issoufou.

Emri i tij është lidhur edhe më një puç të vitit 2015 kundër ish-presidentit, mirëpo në gjykatë i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Ai ka thënë së fundi se junta e ka marrë vendimin për rrëzim të presidentit për shkak të shumë problemeve në Niger, përfshirë pasigurinë, kundërshtarët ekonomikë dhe korrupsionin.

Ai u është adresuar edhe aleatëve globalë të Nigerit, duke thënë se junta do t’i respektojë të gjitha zotimet ndërkombëtare të shtetit, ashtu sikurse të drejtat e njeriut.

You Might Also Like

Një dramë e madhe po ndodh në Itali tani, një shkëmb 4 kilometra i gjatë është shembur

BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat drejt Schengenit

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike

FT: SHBA-të do të garantojnë sigurinë e Ukrainës vetëm nëse ajo braktis Donbasin

Amerika njoftoi një strategji të re mbrojtëse. Evropa mbetet e vetme

Kosova Times July 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times Kosova Times August 25, 2025
FSK pa viza në Mbretërinë e Bashkuar për aktivitete ushtarake
Përurohet sistemi i ujësjellësit në Uglar
E tmershme: “Nuk e di nëse do të mbijetojë apo vdesë”. Një djalë sirian ka bërë video nën rrënoja (VIDEO)
Arrestohen katër persona në Klinë për rrahje dhe lëndim të rëndë trupor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?