By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
METEO – Japonia thyen rekordin e nxehtësisë që nga 1898-a
August 2, 2025
Piktori zbulon aksidentalisht një mesazh 122-vjeçar në një shishe
August 2, 2025
Punët e pista te Medvedev: E përdori luftën në Ukrainë për të rritur pasurinë e tij
August 2, 2025
Është publikuar lista e vendeve më të rrezikshme në Evropë, me një surprizë në krye
August 2, 2025
Një aferë e madhe në Ukrainë. Dronët për luftë u siguruan me çmime të shumëfishta?
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çka duan të rinjtë në Kosovë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çka duan të rinjtë në Kosovë?
Ballina 1Lajme

Çka duan të rinjtë në Kosovë?

Kosova Times
Last updated: 2023/07/30 at 7:55 PM
Kosova Times Published July 30, 2023
Share
SHARE
“Kam shumë piktura dhe kurrë nuk kam pasur rast t’i prezantoj diku. Do të doja që institucionet të krijojnë më shumë hapësirë për ne të rinjtë”, thotë Dea Gashi. Dea është nga Krusha e Madhe e Rahovecit – mbi 60 kilometra larg Prishtinës.Këtë vit, ajo nis studimet për pikturë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.
Dea Gashi nga Krusha e Madhe, studente e saporegjistruar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.
Dea Gashi nga Krusha e Madhe, studente e saporegjistruar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.
“Do të doja t’i kem dyert e hapura nga institucionet dhe të më jepet hapësirë për të prezantuar punën time në të ardhmen”, thotë Dea, e gëzuar që po nis një kapitull të ri.Edhe të rinj të tjerë, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë, thonë se do të donin të shihnin më shumë angazhim nga institucionet e vendit, që do t’iu siguronte një të ardhme më të sigurt.Shaqir Fejzullahu, i cili studion për informatikë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, thotë se nuk ndihet shumë i sigurt se tregu i punës në Kosovë, do t’i ofrojë ndonjë vend pune, me pagë e kushte të mira.“Për të rinjtë nuk ka perspektivë. E keqja është se shumica e kryejmë shkollimin, por vend pune në profesionet tona nuk gjejmë. Por, edhe nëse gjen punë dhe punësohesh, zhgënjehesh me pagën dhe kushtet e punës që të ofrohen”, thotë Shaqiri.
Shaqir Fejzullahu, student i informatikës në Universitetin e Prishtinës.
Shaqir Fejzullahu, student i informatikës në Universitetin e Prishtinës.
Kosova ka një popullsi të re, me një moshë mesatare 35 vjeçe.Papunësia është në shkallën mbi 16 për qind dhe prek më së shumti të rinjtë.Në tremujorin e parë të vitit 2022, shkalla e papunësisë te të rinjtë ka qenë mbi 30 për qind.Erjona Shala pret të regjistrohet në një universitet privat në Prishtinë, pasi nuk ka arritur të regjistrohet në universitetin publik.
Erjona Shala duke pritur të regjistrohet në një universitet privat në Prishtinë.
Erjona Shala duke pritur të regjistrohet në një universitet privat në Prishtinë.
Ajo do të studiojë për dizajn grafik. Prej tash, ajo mendon të largohet nga Kosova, nëse, siç thotë, nuk i ofrohen kushte të mira për të zhvilluar profesionin e saj.“Unë mendoj t’i përfundoj studimet në Kosovë, por nëse nuk arrij të gjej një punë me kushte të mira dhe pagë të mirë, nuk do të qëndrojë këtu”, thotë ajo.Paga mesatare bruto në Kosovë është 520 euro. Vitin 2022, Kosova e ka mbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.Për shumë të rinj në Kosovë, migrimi në një vend tjetër evropian shihet si rrugëdalje.Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave në vend (ASK), vetëm gjatë vitit 2021 nga Kosova kanë emigruar mbi 42 mijë persona.Lirim Malaj është 23 vjeç. Ai jeton në Francë, por vendlindjen e tij, Kosovën, e viziton shpesh, pasi ka shumë të afërm dhe miq.
Lirim Malaj, student në Francë. Ai ka ardhur për vizitë në Kosovë.
Lirim Malaj, student në Francë. Ai ka ardhur për vizitë në Kosovë.
Duke bërë një krahasim me vendin ku ai jeton, thotë se të rinjve në Kosovë iu mungon perspektiva.“Të rinjtë në Kosovë duhet të motivohen më shumë për punë, rrogat të rriten. Atyre që nuk kanë mundësi të shkollohen, t’iu ofrohen mjete financiare dhe t’i vazhdojnë studimet… edhe jashtë vendit”, thotë Lirimi.Elona Shaqiri, 20-vjeçare, thotë se në Kosovë duhet të ketë më shumë siguri për të rinjtë.
Elona Shaqiri është 20-vjeçare. Ajo kërkon më shumë siguri.
Elona Shaqiri është 20-vjeçare. Ajo kërkon më shumë siguri.
“Të ketë kontrolle për alkoolin e jo të shitet [për personat] nën moshën 18-vjeçare”, është një kërkesë e saj.Për të adresuar problemet, por edhe fuqizimin e të rinjve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës është në proces të hartimit të Strategjisë Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Planit të Veprimit 2024-2026.Në një deklaratë me shkrim dhënë Radios Evropa e Lirë, zyrtarë të kësaj ministrie thonë se kjo strategji do të jetë dokumenti kryesor orientues afatgjatë për Qeverinë karshi rinisë – ku secila ministri dhe institucion do të përcaktojë rolin e vet.“Sipas konsultimeve të deritanishme, pika të cilat konsiderohen të domosdoshme për të investuar në të rinjtë, janë: shëndeti mendor, qasja në arsim cilësor dhe punësim, liria e shprehjes, dhuna, ngacmimet dhe siguria publike, si dhe përfshirja e të rinjve me aftësi të kufizuara”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.Po sipas saj, strategjia do të trajtojë edhe integrimin e diasporës dhe ndërlidhjen mes të rinjve nga diaspora dhe të rinjve në Kosovë, ndërsa do të promovojë edhe pjesëmarrjen ndërkombëtare në ngjarje rinore, kulturore, arsimore dhe sportive.

You Might Also Like

Çeku: Një tjetër zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë

Osmani për ‘Sunny Hill’: Rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet

Kurti: Libri `Përpjekja` i Ramiz Arifit pjesë e letërsisë së burgut

Përfundon takimi me Osmanin, Baker pritet me nderime nga Maqedonci

Sulmi ndaj dy policëve në krye të detyrës, reagon Sindikata e Policisë

Kosova Times July 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Çelësi i paqes është në Serbi, 45 baza ushtarake e policore-vullnetare serbe e kanë blinduar kufirin përreth Kosovës

Kosova Times Kosova Times October 1, 2024
LVV propozon sërish Albulena Haxhiun, ajo nuk i merr votat e mjaftueshme
Avancohen dy gjyqtarë në Supreme, Bashkim Hyseni dhe Burim Ademi
Gjermania do ta rifillojë bashkëpunimin me agjencinë e ndihmës në Gazë
Ministrja e Çështjeve Evropiane të Belgjikës mirëpritet nga Gërvalla
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?