By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut
January 31, 2026
Feja dixhitale dhe debatet rreth rebelimit
January 31, 2026
Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle
January 31, 2026
Shpërthime në Iran
January 31, 2026
Prorokoviq: Serbia e vetmja nyjë përmes së cilës pulson lidhja me Moskën
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca dërgoi në Komisionin e Venecias Projektligjin për Këshillin Prokurorial
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca dërgoi në Komisionin e Venecias Projektligjin për Këshillin Prokurorial
Ballina 1Lajme

Konjufca dërgoi në Komisionin e Venecias Projektligjin për Këshillin Prokurorial

Kosova Times
Last updated: 2023/07/30 at 4:17 PM
Kosova Times Published July 30, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka dërguar për mendim në Komisionin e Venecias, Projektligjin për Këshillin Prokurorial.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga zyra për media e Kuvendit.

“Në përputhje me përgjegjësitë e tij kushtetuese, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka dërguar për mendim në Komisionin e Venecias Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës. I njëjti është proceduar në Kuvend ditë më parë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim theksohet se duke qenë se drafti ka pësuar ndryshime që nga vlerësimi i Komisionit të Venecias, kryetari Konjufca ka kërkuar opinion për projektligjin në tërësi, duke e konsideruar si vendimtare në arritjen e objektivit për reformim të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe adresimit të shqetësimeve dhe çështjeve të ngritura më parë.

“Si shtet anëtar i Komisionit të Venecias, Kosova mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të parimeve themelore të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka mirëpritur gatishmërinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për t’u konsultuar me Komisionin e Venecias për ndryshimet e rishikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Szunyog ka potencuar se rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të zbatohen plotësisht në finalizimin e kësaj nisme të rëndësishme ligjore.

Ndërkaq, Këshilli Prokurorial i Kosovës miratimin e këtij Projektligjit të ri e ka cilësuar si tentativë të re për të cenuar pavarësinë e saj.

KPK-ja, theksoi se miratimi i Ligjit të ri për KPK-në është vazhdim i procesit të njëanshëm të Qeverisë së Kosovës, i cili, njëkohësisht, minon bashkëpunimin për procesin e reformës, të shprehur përmes nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët të Zotimit nga institucionet tona relevante të drejtësisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e rezistencës çlirimtare

Çipa: Kodi Penal i ri dhe “kurthi i statusit”: rrezik për gazetarët dhe investigimin

Delegatët e Kuvendit të LDK-së me qëndrime të ndryshme ndaj Abdixhikut

Abdixhiku zyrtarisht dorëzon dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

Abdixhiku: Ia kam lënë në duar anëtarësisë, LDK do të dal më e unifikuar

Kosova Times July 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Saga e tankeve: Çka përfiton Ukraina, çka rrezikon Perëndimi?

Kosova Times Kosova Times January 29, 2023
Inteligjenca artificiale do të eliminojë 14 milionë vende pune
Pellumb Bajqinovci, kryesues i ri i Kuvendit Komunal në Prishtinë
Parlamenti Evropian kërkon shkarkimin e Varhelyi për shkak të bashkëpunimit të tij me Dodik dhe Vuçiç
Rahoveci-Besa Famgas, gjysmëfinalja e madhe e Kupës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?