By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi
January 27, 2026
Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi
January 27, 2026
Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë
January 27, 2026
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
January 27, 2026
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri francez: Shkëputja ekonomike nga Kina është “iluzion”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ministri francez: Shkëputja ekonomike nga Kina është “iluzion”
Ballina 2Rajon / Botë

Ministri francez: Shkëputja ekonomike nga Kina është “iluzion”

Kosova Times
Last updated: 2023/07/30 at 10:19 AM
Kosova Times Published July 30, 2023
Share
SHARE

Ministri i Financave në Francë, Bruno Le Maire, ka thënë gjatë një vizite të dielën në Pekin se shkëputja e të gjitha lidhjeve ekonomike me Kinën, është një “iluzion”.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa shumë shtete të Perëndimit tentojnë ta ulin varësinë ndaj gjigantit aziatik.

“Ne e kundërshtojmë plotësisht idenë e shkëputjes. Shkëputja është iluzion”, u ka thënë Le Maire gazetarëve në Ambasadën e Francës.

“Nuk ka mundësi që të ketë ndonjë shkëputje në mes të ekonomive amerikane, evropiane dhe kineze”.

Megjithatë, ai e ka mbrojtur ambicien e Francës për t’u bërë më e pavarur në disa sektorë, por ka shtuar se koncepti i uljes së rrezikut – që është bërë fjalë kyçe muajve të fundit në Perëndim – “nuk nënkupton se Kina përbën rrezik”.

“Ulja e rrezikut nënkupton se ne duam të jemi më të pavarur… ne nuk duam të jemi në pikën që kemi qenë gjatë pandemisë së koronavirusit, ta kuptojmë se jemi tejet të varur nga disa komponentë”, ka shtuar ai, duke i përmendur mikroçipat si një prej shembujve.

Deklaratat e Le Maires vijnë teksa disa shtete perëndimore tentojnë ta ulin varësinë ndaj Kinës, sidomos Gjermania, e cila e konsideron shtetin aziatik si partnerin kyç tregtar dhe treg të rëndësishëm për industrinë e saj të automobilave.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë, po ashtu, thirrje për ulje të varësisë nga Kina, ndonëse Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yelln, ka thënë gjatë një vizite në Kinë, më herët gjatë këtij muaji se, shkëputja e ekonomisë së ShBA-së me atë të Kinës, është “virtualisht e pamundshme”.

Kina, në anën tjetër, e ka kritikuar Perëndimin për tentimet për ulje të varësisë, pasi kryeministri Li Qiang e ka quajtur këtë koncept si “teori të rreme”.

Le Maire është në Kinë për negociata ekonomike të nivelit të lartë dhe do të udhëtojë të hënën në zonën ekonomike të Kinës, Shenzhen, për t’u takuar me liderë biznesorë.

You Might Also Like

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

E tmerrshme” Shtatë tifozë të PAOK-ut të vdekur në përplasje në Rumani, publikohen pamje të tmerrshme

Pronarët e lokalit ku vdiqën 40 persona: Nuk jemi ne fajtorë. Ishte shfaqja e Cyane-s

Katër oficerë të policisë vriten ne ndjekje te nje vrasësi në Ukrainë

Ukraina i vendos Trumpit afat të ri për marrëveshjen e paqes

Kosova Times July 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

OEK dhe Oda Zejtare e Stuttgartit partnerë në mësimin dual në Kosovë

Kosova Times Kosova Times November 17, 2023
Drejtpërdrejt: Izraeli sulmoi Iranin – Zhvillime minutë pas minute
Mrekullia inxhinierike: Një autostradë që “noton” mbi det dhe 44 ishuj
Tjetër gol i Kosovës
Elisha Slotkin: Kush është “e zgjedhura” e demokratëve që iu përgjigj Trump?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?