Policia e Kosovës, njofton se ka arrestuar një shtetas gjerman, i cili kërkohej nga INTERPOL-i.
“Policia e Kosovës vazhdon bashkëpunimin dhe koordinimin më policitë e shteteve mike, me qëllim të luftimit të akteve anti-ligjore, zbulimin e rasteve kriminale dhe dërgimin para organeve të drejtësisë të të dyshuarve të përfshirë në raste penale (kriminale)”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Policia, në këtë rast Njësia FAST-ILECU, sot ka realizuar një arrestim të një shtetasi gjerman i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar për INTERPOL-in nga Gjermania.
“I dyshuari është lokalizuar dhe më pas arrestuar në Lipjan sot rreth orës 11:50. Ai dyshohet për përfshirje në veprimtari penale, konkretisht për ‘keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’. Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me akt-vendim nga prokurorja, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. Më pas në koordinim me institucionet tjera do të ndërmerren hapat e paraparë për raste të tilla”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.