By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Xhafer Gashi e pranon humbjen, jep dorëheqje nga funksionet në LDK
November 9, 2025
Rama: Në Prishtinë fitoi vullneti për zhvillim
November 9, 2025
Peja mposht Prishtinën në kryeqytet, arrin fitoren e pestë radhazi
November 9, 2025
Hyseni: Do të vazhdojmë ta transformojmë Gjilanin
November 9, 2025
Haradinaj: Aleanca i ka fituar të gjitha komunat që ka qeverisur
November 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dëmtohet një cisternë nafte ruse nga një sulm me dronë në Ngushticën e Kërçit, thotë Moska
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dëmtohet një cisternë nafte ruse nga një sulm me dronë në Ngushticën e Kërçit, thotë Moska
Ballina 2Rajon / Botë

Dëmtohet një cisternë nafte ruse nga një sulm me dronë në Ngushticën e Kërçit, thotë Moska

Kosova Times
Last updated: 2023/08/05 at 1:50 PM
Kosova Times Published August 5, 2023
Share
SHARE

Moska ka thënë se një cisternë nafte ruse është dëmtuar nga një sulm ukrainas me dronë gjatë natës së 4 gushtit në Ngushticën e Kërçit, pranë një ure që e lidh Krimenë e aneksuar nga Moska me Rusinë.

Agjencia e lajmeve e Rusisë, TASS, e citoi Qendrën e Koordinimit të Shpëtimit Detar (QKSHD) të ketë thënë se është dëmtuar motori i cisternës ruse SIG nga një sulm ukrainas.

Sipas QKSHD, është duke u punuar për ta rimorkiuar anijen, pasi ajo nuk ka mundur të lëvizë vetë pas sulmit.

Kanalet ruse në Telegram raportuan fillimisht më 5 gusht se shpërthimet ndodhën në Ngushticën e Kërçit, duke e dëmtuar një cisternë nafte dhe duke e bllokuar përkohësisht trafikun mbi urë.

Ukraina nuk ka komentuar ende rreth këtyre lajmeve, të cilat nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Cisterna e naftës SIG u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2019, për shkak se i kishte furnizuar forcat ruse në Siri me karburant për aeroplanë.

Ky incident ndodhi një ditë pasi një anije e Marinës ruse u dëmtuan rëndë në portin Novorossiisk nga një sulm me dronë, për të cilin përgjegjësinë e mori Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SHSU), si dhe dy ditë para bisedimeve ndërkombëtare për luftën në Ukrainë, të caktuar për të nisur më 5 gusht në Arabinë Saudite.

Në sulmin e 4 gushtit, një dron detar ukrainas, që barte 450 kilogramë eksploziv TNT, e goditi bazën e Marinës ruse në Novorossiisk, duke i shkaktuar dëme të mëdha një anijeje luftarake të Rusisë që ishte ankoruar aty, thanë burime të SHSU për Radion Evropa e Lirë.

Sulmet brenda dhe përreth Detit të Zi janë rritur qëkur Rusia nuk pranoi ta vazhdojë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara (OKB) për eksportimin e drithërave ukrainase përmes detit.

Në fushëbetejë, forcat ukrainase i kanë vazhduar ofensivat e tyre në pjesët e rajonit jugor të Zaporizhzhya, Berdiansk dhe Melitopol, sipas raportit të Shtabit të Përgjithshëm më 5 gusht, në të cilin thuhet se u zhvilluan 36 beteja në përgjithësi në 24 orët e fundit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha më 4 gusht se luftime “shumë mizore” po ndodhin në fushëbeteja.

Në Arabinë Saudite, Kievi dhe aleatët e saj shpresojnë se do të arrijnë marrëveshje për parime kyçe për mënyrën sesi t’i japin fund luftës ruse në Ukrainë, ka thënë një zyrtar i lartë ukrainas.

Këshilltarë të sigurisë kombëtare dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga rreth 40 vende të botës, përfshirë Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, por jo edhe Rusinë, do të mblidhen në këtë takim.

You Might Also Like

Izraeli nuk e dëshiron Turqinë si pjesë të forcës paqeruajtëse në Gaza

SHBA-të kanë pezulluar furnizimet me armë për aleatët e NATO-s për Ukrainën për shkak të mbylljes së qeverisë

Tetë arrestime për trafik droge – Tre priftërinj u vunë në pranga gjithashtu

Moskë: Lamborghini përmbyset dhe merr flakë, duke vrarë biznesmenin e famshëm të kriptomonedhave

Ky është një njoftim nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare

Kosova Times August 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Oda Amerikane: Të shmanget përfshirja e ndërmarrjeve në diskursin politik

Kosova Times Kosova Times January 15, 2025
Spanja shkatërron bandën kriminale që shfrytëzonte refugjatët ukrainas
Sirianët në të gjithë vendin festojnë pasi Trump heq të gjitha sanksionet
Superliga rikthehet me disa duele të ‘nxehta’
Kurti flet në telefon me senatorët amerikanë, i siguron se është i angazhuar për qetësim të situatës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?