By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran
January 11, 2026
Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!
January 11, 2026
Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës
January 11, 2026
Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë
January 11, 2026
Një majë që arrihet me më shumë se 8,000 shkalle
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Junta mbyll hapësirën ajrore të Nigerit për shkak të “rrezikut nga ndërhyrja ushtarake”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Junta mbyll hapësirën ajrore të Nigerit për shkak të “rrezikut nga ndërhyrja ushtarake”
Rajon / Botë

Junta mbyll hapësirën ajrore të Nigerit për shkak të “rrezikut nga ndërhyrja ushtarake”

Kosova Times
Last updated: 2023/08/07 at 4:01 PM
Kosova Times Published August 7, 2023
Share
SHARE

Liderët e puçit ushtarak në Niger kanë mbyllur hapësirën ajrore të shtetit, duke u thirrur në kërcënim të ndërhyrjes ushtarake nga fqinjët e tyre.

Sipas Flightradar24, që monitoron të dhënat e fluturimeve, aktualisht nuk ka asnjë avion në qiellin e Nigerit.

Grupi i shteteve të Afrikës Perëndimore, ECOWAS, më herët kishte paralajmëruar se do të përdorë forcën nëse presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum, nuk rimerr pushtetin deri në orët e para të së hënës.

Një zëdhënës i juntës tha se forcat e armatosura të Nigerit janë të gatshme të mbrojnë vendin.

Bazoum u arrestua më 26 korrik dhe gjenerali Abdourahmane Tchiani, që është komandant i gardës presidenciale, e shpalli veten lider të ri të shtetit.

Puçi ushtarak u dënua nga faktori ndërkombëtar, përfshirë edhe nga ish-fuqia koloniale, Franca, dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, por edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.

Në një deklaratë të lexuar në televizionin kombëtar të dielën, përfaqësuesi i juntës tha se ushtria e Nigerit kishte informacione se një “fuqi e huaj” po përgatitej të sulmonte shtetin.

Pas një takimi krize në Nigeri, shefat ushtarakë të ECOWAS thanë të premten se kanë hartuar një plan të detajuar për përdorimin e mundshëm të forcës.

“Janë hartuar të gjitha elementet që kërkohen për një ndërhyrje të mundshme, përfshirë burimet që kërkohen dhe si dhe kur ne do të dislokonim forcat”, tha Abdel-Fatau Musah, komisionar i ECOWAS për çështje të politikës, paqes dhe sigurisë.

“Ne duam që diplomacia të funksionojë, ne duam që ky mesazh qartazi t’iu transmetohet atyre [juntës së Nigerit] dhe ne u kemi dhënë atyre çdo mundësi të zhbëjnë atë që kanë bërë”, shtoi ai.

ECOWAS dha ultimatum një javë më parë, duke kërkuar nga gjeneralët që të largohen nga pushteti. Tashmë ky afat ka skaduar.

ECOWAS është bllok rajonal i tregtisë ku bëjnë pjesë 15 shtete të Afrikës Perëndimore, përfshirë Nigerinë, Senegalin, Togon dhe Ganën.

Por, liderët e puçit nuk kanë dhënë sinjale se kanë vullnet që të largohen nga pushteti dhe të dielën mijëra mbështetës të tyre mbajtën një tubim në stadiumin në kryeqytetin Niamej.

Dy shtete fqinje të Nigerit – Burkina Faso dhe Mali – më herët kanë paralajmëruar se çdo ndërhyrje e jashtme ushtarake në Niger, ata do ta konsideronin “shpallje të luftës” ndaj tyre. Burkina Faso dhe Mali janë anëtarë të ECOWAS, por anëtarësimi i tyre në këtë bllok rajonal është pezulluar që kur këto dy shtete udhëhiqen nga juntat ushtarake.

Nigeri është një prodhues i rëndësishëm i uraniumit – një përbërës vital për energji bërthamore – dhe nën udhëheqjen e presidentit Bazoum ishte një aleat kyç i Perëndimit në luftën kundër militantëve islamikë në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore.

You Might Also Like

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Numri i të vdekurve në Iran po rritet

“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik

Kosova Times August 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haxhiu: Sistemi i drejtësisë s’po i dënon me seriozitet fajdexhinjtë

Kosova Times Kosova Times August 11, 2025
Kurti: Qeveria mbështet ASK-në për regjistrimin e popullsisë
Një çift pagoi 19,000 euro për një udhëtim luksoz me anije – përjetuan një udhëtim të tmerrshëm
“Kthehuni në Afrikë”, deputeti i partisë së Le Pen thirrje raciste ndaj kolegut, reagime të ashpra
Tanzani: Të paktën 19 persona të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në liqen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?