By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasadori ukrainas në Serbi: Po rriten zërat për njohjen e Kosovës nga Kievi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ambasadori ukrainas në Serbi: Po rriten zërat për njohjen e Kosovës nga Kievi
Ballina 2Rajon / Botë

Ambasadori ukrainas në Serbi: Po rriten zërat për njohjen e Kosovës nga Kievi

Kosova Times
Last updated: 2023/08/08 at 3:46 PM
Kosova Times Published August 8, 2023
Share
SHARE

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë të martën se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës.

Megjithatë, Tolkach theksoi se qëndrimi i Ukrainës për njohjen e Kosovës mbetet i pandryshueshëm, për shkak se çështja e “krijimit dhe zbatimit të politikës së jashtme në përputhje me legjislacionin ukrainas i takon presidentit të Ukrainës”.

Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur në shkurt 2008.

Tolkach i bëri këto komente pas një interviste të kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit ukrainas, Oleksandr Merezhko, për kanalin T7 në Kosovë.

Merezhko kishte thënë më 7 gusht se “njohja e Kosovës nga Ukraina po diskutohet në Kiev.”

Në një komunikatë për media më 8 gusht, Tolkach nënvizoi se “është në veçanti e rëndësishme për Ukrainën që t’i respektojë dhe të sigurohet për mbrojtjen e normave të ligjit ndërkombëtar nga të gjitha shtetet, posaçërisht sa i përket integritetit territorial dhe pacenueshmërisë së kufijve shtetërorë të njohur ndërkombëtarisht”.

“Qëndrimi i Ukrainës është parimor dhe i qëndrueshëm – Ukraina e respekton integritetin territorial të Serbisë”, thuhet në komunikatën e ambasadorit Tolkach.

Por, Toklach tha se lidershipi i Kosovës “ka marrë qëndrim të qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, posaçërisht duke e sanksionuar agresorin”.

Ai e pranoi se nuk është befasi se zërat po rriten gjithnjë e më shumë në shoqërinë ukrainase në përkrahje të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ukraina, si vend demokratik i cili e respekton lirinë e fjalës, nuk mund ta kufizojë shprehjen e mendimit të politikanëve të tjerë, të rrethit profesional apo publikut”, theksoi ai.

Tolkach nënvizoi se Serbia, megjithëse deklaron mbështetjen për Ukrainën, po zhvillon dialog aktiv politik dhe bashkëpunim ekonomik me Rusinë.

“Prandaj, ne përsëri i bëjmë thirrje Serbisë, kandidatit për anëtarësim në BE, ta harmanizojë politikën e jashtme, veçanërisht sa i përket agresionit të Federatës Ruse kundër një vendi të tjetër kandidat – Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e përbashkët të familjes evropiane”, tha Tolkach.

Ambasada e Ukrainës në Beograd i ka bërë thirrje Serbisë në të kaluarën t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times August 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO: Forcat Speciale të Ukrainës shkatërrojnë 16 fortifikime ruse, pesë sisteme EW

Kosova Times Kosova Times January 29, 2025
Policia konfirmon vdekjen e personit që ra nga lartësia te hoteli `Grand`
Polonia synon avancimin e procesit të zgjerimit gjatë kryesimit të BE-së
Gonxhja: Mbi 11 milionë turistë në 10 muaj
Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Serbia vazhdon t`i mohojë krimet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?