Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur mirënjohjen ndaj politikanëve të shteteve mike të Kosovës të cilët i janë drejtuar me letër mbështetëse ndaj Kosovës, liderëve në BE, SHBA-së dhe Britani të Madhe. Ai shtoi se ky akt është vulë se Kosova është euro-atlantike.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Kosova arritjet e deritanishme si shtet i ka falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët e saj si dhe me ShBA-të.
“Falënderim i veçantë për ligjvënësit e Komiteteve të Punëve të Jashtme nga shtetet mike të Kosovës për letrën e dërguar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe Washingtonit në mbështetje të Kosovës. Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.