Një lajm i tmerrshëm vjen nga Greqia. Një tifoz 22-vjeçar i AEK-ut ka humbur jetën në trazirat e ndodhura dje para stadiumit në Athinë, raportojnë mediat greke.
Grekët raportuan mbrëmjen e djeshme se të hënën në mbrëmje, rreth 200 tifozë të Dinamos, pavarësisht ndalimeve, janë nisur drejt Athinës, ku në mbrëmje janë përplasur me nikoqirët në lagjen Nea Filadelfia.
Situata doli jashtë kontrollit kur një grup tifozësh kroatë u gjendën brenda stadiumit dhe filluan të rrahin të gjithë rreth tyre. Në fund, policia ndërhyri dhe në fund arrestoi disa tifozë dhe më shumë se 10 persona, mes tyre grekë dhe kroatë, përfunduan në spital.
Disa nga të shtruarit janë sjellë në spital në gjendje shumë të rëndë dhe pak më vonë grekët kanë bërë të ditur lajmin e hidhur se ka ndërruar jetë një 22-vjeçar i sjellë me plagë me thikë të shkaktuara nga një objekt prerës. Sport24 raporton se në një moment ka pasur informacion për një tjetër vdekje si pasojë e trazirave. Dyshohet se ka humbur jetën edhe një i mitur, por grekët shkruajnë se nuk ka asnjë konfirmim për këtë.
08.08.2023, Street fight, AEK Athens🇬🇷 (from left) vs BBB (Dinamo Zagreb, right🇭🇷) https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/TINYrMUYDP
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) August 7, 2023