Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh policor, njësitet relevante të PK-së kanë dal në vendin e ngjarjes.
Tutje në njoftim është thënë se trupi i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Rasti është iniciuar si hetim mbi vdekjen.