Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër, ku një shtetas i huaj, një koreano-jugor është gjetur i pajetë në banesën me qira.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se 39-vjeçari me inicialet D.K., jetonte dhe punonte në Shkodër që nga muaji shkurt i vitit 2022. Ndërkohë, koreano-jugori jetonte i vetëm në banesë.
Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit me inicialet A. V., ky i fundit kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj. Duke u gjendur në këto kushte pronari i banesës kishte hapur derën e banesës ku kishte konstatuar trupin e pajetë të të huajit, që ishte i dekompozuar.