By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lideri i Karabakut kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për heqjen e bllokadës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Lideri i Karabakut kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për heqjen e bllokadës
Ballina 2Rajon / Botë

Lideri i Karabakut kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për heqjen e bllokadës

Kosova Times
Last updated: 2023/08/09 at 1:52 PM
Kosova Times Published August 9, 2023
Share
SHARE

Lideri armen etnik i Nagorno-Karabkut, Arayik Harutiunian, i ka bërë një thirrje urgjente komunitetit ndërkombëtar, duke kërkuar veprim të menjëhershëm për të larguar bllokadën de facto të vendosur nga Azerbajxhani. Ai tha se me heqjen e bllokadës do të parandalohej “gjenocidi ndaj popullit të Nagorno-Karabakut”.

Jerevani dhe grupet ndërkombëtare të ndihmës kanë ngritur alarmin për situatën e rënduar humanitare në rajonin e shkëputur azerbajxhanas, ku autokolona me ushqim dhe ilaçe janë bllokuar.

“Me këtë adresim urgjent, unë po sinjalizoj se tani populli i Republikës së Artsakut [emërtimi që përdorin armenët etnikë për Nagorno-Karabkun] po i nënshtrohen gjenocidit dhe po përballen me kërcënim të vërtet të shkatërrimit dhe privimit të atheut të tyre”, tha Harutiunian përmes një video-mesazhi të publikuar në orët e vona të 8 gushtit.

Ai tha se kriza humanitare është krijuar nga ajo që përshkroi si bllokadë 240-ditore në Nagoro-Karabak, duke shtuar se “në një situatë si kjo mosreagimi apo indiferenca është asgjë më shumë sesa pranim i krimit të gjenocidit”.

Tensionet u rritën pasi Azerbajxhani muajin e kaluar pezulloi trafikun përmes një pikëkalimi për shkak të një hetimi, pasi tha se “disa lloje kontrabandash” janë zbuluar në makinat e Kryqit të Kuq që vinin nga Armenia. Qasja më herët ishte bllokuar nga një sërë protestash dhe akuzash të bëra nga Bakuja.

Azerbajxhani ka thënë se do të lejojë vetëm furnizimet të shkojnë në Nagorno-Karabak përmes rrugës nga Agdami, që është një qytet që kontrollohet nga Azerbajxhani në lindje të këtij rajoni.

Autoritetet entike armene në Nagorno-Karabak e kanë refuzuar këtë ofertë, duke thënë se bllokada e Azerbajxhanit shkel armëpushimin e vitit 2020 të ndërmjetësuar nga Moska, që parasheh një tokë prej 5 kilometrash të gjerë, që duhet të jetë nën kontrollin e paqeruajtësve rusë.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra për Nagorno-Karabak, një enklavë malore e populluar kryesisht nga armenët, e cila njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit. Lufta më e fundit zgjati gjashtë javë në fund të vitit 2020 dhe la 7.000 ushtarë nga të dyja palët të vrarë.

Si rezultat i luftës, Azerbajxhani rifitoi kontrollin mbi një pjesë të Nagorno-Karabakut dhe disa zona përreth. Lufta përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, sipas të cilës Moska vendosi rreth 2.000 trupa për të shërbyer si paqeruajtës.

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Kosova Times August 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina vendosi të bojkotojë AP të OSBE-së derisa Rusia të përjashtohet nga ajo

Kosova Times Kosova Times November 26, 2022
FBI: Krimet e dhunshme bien për të dytin vit radhazi
Osmani thekson urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës
Holden tregon trupin e saj shkëlqyes me bikini
Zyrtarë të APK-së sulmohen nga një i dyshuar me automjet të ngarkuar me dru V.S|RTKlive Policia e Kosovës ka njoftuar se dy zyrtarë të Agjencisë Pyjore të Kosovës janë sulmuar nga një i dyshuar i cili po ngiste automjetin e ngarkuar me dru me të cilin edhe ka tentuar t’i godiste këta dy zyrtarë të APK-së. Policia thotë se për rastin është informuar prokurori derisa kanë treguar se njësitet policore kanë nisur hetimet. “Dy ankues kosovarë zyrtar të Agjencisë Pyjore të Kosovës, kanë raportuar se një person i dyshuar i cili ishte duke drejtuar një automjet-xhip të ngarkuar me dru, nuk është ndaluar dhe ka tentuar ti godas ata. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin policisë.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?