By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtetet e Amazonës kërkojnë veprime urgjente për ndryshimet klimatike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shtetet e Amazonës kërkojnë veprime urgjente për ndryshimet klimatike
Ballina 2Rajon / Botë

Shtetet e Amazonës kërkojnë veprime urgjente për ndryshimet klimatike

Kosova Times
Last updated: 2023/08/09 at 3:57 PM
Kosova Times Published August 9, 2023
Share
SHARE

AP

Tetë shtete të Amazonës u kanë bërë thirrje shteteve të industrializuara që të bëjnë më shumë për të ndihmuar në ruajtjen e pyllit më të madh tropikal të botës, gjatë takimit në një samit në Brazil, ku diskutuan për një qasje të përbashkët se si të luftohen ndryshimet klimatike.

Samiti dyditor i udhëheqësve të shteteve të Amerikës së Jugut, ku gjendet edhe Amazona, përfundon të mërkurën. Liderët thanë se detyra e ndaljes së shkatërrimit të pyllit nuk mund të bjerë vetëm mbi disa shtete, kur kriza është shkaktuar nga shumë shtete.

Anëtarët e Organizatës së Traktatit për Bashkëpunim në Amazonë, apo ACTO, po shpresojnë se një front i bashkuar do t’iu japë zë më të fuqishëm në bisedimet globale.

“Pylli na bashkon. Është koha që ta shohim zemrën e kontinentit tonë dhe ta konsolidojmë një herë e mirë identitetin tonë të Amazonës”, tha presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva.

Thirrjet e presidentëve të shteteve, përfshirë të Brazilit, Kolumbisë dhe Bolivisë, u bënë në kohën kur liderët po tentojnë të nxisin zhvillimin ekonomik në rajonet e tyre dhe të njëjtën kohë të parandalojnë që situata në Amazonë “të mos arrijë në pikën ku më nuk do të ketë kthim prapa”, u tha në deklaratën e përbashkët të lëshuar pas ditës së parë të samitit.

Disa shkencëtarë kanë thënë se kur 20 deri në 25 për qind e pyllit të shkatërrohet, reshjet do të reduktohen në mënyrë dramatike, duke e transformuar më shumë se gjysmën e pyllit në një savanë tropikale dhe duke shkaktuar humbje të madhe të biodiversitetit.

Samiti përforcon strategjinë e Lulas që të rrisë shqetësimin në nivel global për ruajtjen e Amazonës. I inkurajuar nga një rënie prej 42 për qind e shpyllëzimit gjatë shtatë muajve të parë që kur ka marrë postin e presidentit, ai synon që të kërkojë mbështetje ndërkombëtare financiare për mbrojtjen e pyllit.

Amazona shtrihet në një sipërfaqe dy herë më të madhe sesa madhësia e Indisë. Dy e treta e Amazonës gjendet në Brazil, ndërkaq pjesa tjetër në shtatë shtete të tjera dhe një territor. Qeveritë historikisht e kanë parë këtë hapësirë si zonë që mund të kolonizohet dhe shfrytëzohet, me pak përfillje për qëndrueshmërinë ose të drejtat e popujve indigjenë që jetojnë aty.

Të gjitha shtetet pjesëmarrëse në samit e kanë ratifikuar marrëveshjen për klimë të Parisit, që kërkon nga nënshkruesit të vendosin synime për uljen emetimeve të gazrave serrë. Por, bashkëpunimi mes shteteve historikisht ka qenë problem dhe është minuar nga niveli i ulët i besimit, nga dallimet ideologjike dhe nga mungesa e pranisë së qeverive.

Përveç konsensusit të përgjithshëm që kërkohet për të ndarë përgjegjësitë globale, anëtarët e ACTO-s, të cilët janë mbledhur vetëm katër herë që kur është krijuar kjo organizatë – demonstruan të hënën se nuk janë krejtësisht të unifikuar për çështjet kyçe. Samiti i kësaj jave shënon takimin e parë në 14 vjet të kësaj organizate që është krijuar 45 vjet më parë.

Angazhimet për mbrojtjen e pyllit më herët kanë qenë të pabarabarta dhe edhe gjatë këtij samiti duket se nuk kanë ndryshuar. “Deklarata e Belemit”, apo deklarata zyrtare e lëshuar të martën, nuk përfshiu zotimet për zero shpyllëzim deri në vitin 2030. Brazili dhe Kolumbia veçse kanë bërë zotime për këtë gjë. Lula ka thënë se ai shpreson që dokumenti do të jetë një thirrje e përbashkët për konferencën e klimës COP 28, që do të mbahet në nëntor.

Një pikë kyçe ndarëse gjatë ditës së parë të samitit ishte nafta. Presidenti i majtë i Kolumbisë, Gustavo Petro, bëri thirrje për ndaljen e eksplorimit të naftës në Amazonë – një referencë për qasjen e Brazilit dhe shteteve të tjera të rajonit që prodhojnë naftë – dhe tha se qeveritë duhet të hapin një rrugë drejt “prosperitetit të dekarbonizuar”.

“Një xhungël nga e cila nxirret naftë. A është e mundur që të mbahet qëndrimi politik në këtë nivel? Duke u bazuar në vdekje shkatërrimin e jetës”, tha Petro. Ai, po ashtu, foli edhe për mënyrat e ripyllëzimit për kullotat dhe plantacionet, që mbulojnë pjesën më të madhe të kërkesës së Brazilit për ushqyerjen e bagëtive.

Lula, që e prezanton veten si lider mjedisor në skenën ndërkombëtare, është përmbajtur nga deklaratat për naftën, duke thënë se ky vendim është bazuar në çështje teknike. Ndërkaq, kompania shtetërore e Brazilit, Petrobras, synon që të eksplorojë për naftë afër lumit të Amazonës.

Pavarësisht mospajtimeve mes shteteve, ka pasur sinjale inkurajuese për rritjen e bashkëpunimit rajonal për njohjen e rëndësisë në nivel global të Amazonës për frenimin e ndryshimeve klimatike.

Arritja e një qëndrimi të përbashkët, si dhe rritja e financimit të ACTO, mund të ndihmojë përfaqësuesit e rajonit gjatë pjesëmarrjes së tyre në skenën globale, para mbajtjes së konferencës për klimën, COP.

“Amazona është pasaporta jonë për raportin e ri me botën, për një raport më simetrik, ku burimet tona nuk shfrytëzohen për të përfituar disa, por vlerësohen dhe të shërbejnë për të gjithë”, tha Lula.

Presidenti i Bolivisë, Luis Arce, tha se Amazona ka qenë viktimë e kapitalizmit, që është reflektuar nga zgjerimi i kufijve bujqësorë dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore. Ai theksoi se shtetet e industrializuara janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të emetimeve të gazrave serrë.

“Fakti që Amazona është një territor i rëndësishëm nuk do të thotë se të gjitha përgjegjësitë, pasojat dhe ndikimet e ndryshimet klimatike duhet të bien mbi ne, në qytetet tona dhe ekonomitë tona”, tha Arce.

E nënshkruar nga zyrtarët e tetë shteteve, Deklarata e Belemit veç tjerash dënoi përhapjen e barrierave mbrojtëse tregtare, që sipas nënshkruesve të deklaratës, kanë efekte negative te fermerët e varfër të shteteve në zhvillim dhe pengojnë promovimin e produkteve të Amazonës dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Përmes deklaratës u bë thirrje që shtetet e industrializuara të respektojnë obligimet e tyre duke ofruar mbështetje masive financiare për shtetet në zhvillim. Pjesëmarrësit në samit, po ashtu, bënë thirrje për forcimin e bashkëpunimit mes agjencive të zbatimit të ligjit.

Në ditën e parë të samitit mori pjesë edhe kryeministri i Gujanës, zëvendëspresidenti i Venezuelës dhe ministrat e Jashtëm të Surinamit dhe Ekuadorit.

Ndërkaq, në takimin e 9 gushtit do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Norvegjisë dhe Gjermanisë, që janë kontribuues të mëdhenj të Fondit brazilian për Amazonën, që synon zhvillimin e qëndrueshëm. Po ashtu, pjesëmarrës në samit do të jenë përfaqësuesit e Indonezisë, Republikës së Kongos, Republikës Demokratike të Kongos, Francës dhe territorit të Guineas Franceze që është territor në Amazonë.

You Might Also Like

Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse

Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur

Kisha Ruse deri më tani ka dërguar 2,000 priftërinj në vijën e frontit. Ata planifikojnë të dërgojnë më shumë

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me Trump për Ukrainën

Osmani me Kallas: Koha që BE t’i përgjigjet Kosovës për hapin e radhës

Kosova Times August 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Escobar: Diskutimet për Asociacionin duhet të nisin menjëherë

Kosova Times Kosova Times February 28, 2023
Çfarë nënkupton për Suedinë hyrja në NATO?
Iranianët postojnë video duke kërcyer e kënduar, në përkrahje të këngëtarit të arrestuar
Sinani: Shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi rrezikon paqen në rajon
Buzëqeshja i thotë të gjitha: Kolinda përfundoi në krahët Ibrahimoviq-it
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?