By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli shkatërroi një rrjet trafikantësh armësh, u sekuestruan 74 armë
June 5, 2025
Takim i madh i NATO-s, tema kryesore do të jenë shpenzimet e mbrojtjes
June 5, 2025
Trump u ndalon qytetarëve të 12 vendeve hyrjen në SHBA
June 5, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit
June 5, 2025
Durrës, markohet shtegu “Falëza e Kishës-Kalaja e Kepit të Rodonit”
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin përfiton nga varësia botërore ndaj lëndëve bërthamore ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Putin përfiton nga varësia botërore ndaj lëndëve bërthamore ruse
Ballina 2Rajon / Botë

Putin përfiton nga varësia botërore ndaj lëndëve bërthamore ruse

Kosova Times
Last updated: 2023/08/10 at 3:40 PM
Kosova Times Published August 10, 2023
Share
SHARE

AP

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë janë duke importuar sasi të mëdha të lëndëve djegëse bërthamore nga Rusia, duke e mbushur arkën e Moskës me qindra milionë dollarë.

Këto të hyra janë jashtëzakonisht të nevojshme për Rusinë, teksa e zhvillon luftën në Ukrainë.

Shitjet, të cilat janë ligjore dhe nuk janë pre e sanksioneve, i kanë alarmuar ekspertët që lobojnë për mospërhapje bërthamore dhe zyrtarët zgjedhorë, të cilët besojnë se importet po i ndihmojnë Moskës që ta zhvillojë arsenalin e saj bërthamor dhe po i komplikojnë përpjekjet për t’i zvogëluar kapacitetet luftarake të Rusisë.

Varësia në produktet bërthamore ruse – të përdorura kryesisht për t’i aktivizuar reaktorët civilë – nënkupton se ShBA-ja dhe aleatët e saj mund të përballen me mungesa të mëdha, nëse presidenti rus, Vladimir Putin, vendos ndalesë për shitjen e tyre.

Kjo sfidë pritet të rritet edhe më shumë, pasi këto kombe po përpiqen të prodhojnë rrymë pa krijuar ndotje në ambient, ashtu që t’i luftojnë ndryshimet klimatike.

“Ne duhet t’iu japim para njerëzve që prodhojnë armë? Kjo është absurde”, ka thënë Henry Sokolski, drejtor ekzekutiv i Qendrës së Edukimit për Politika të Mospërhapjes, me seli në Uashington.

“Nëse nuk ekziston një rregull i qartë që e parandalon importimin e lëndëve djegëse bërthamore nga Rusia – dhe kjo rrugë është më e lirë – atëherë pse të mos veprojnë ashtu?”

Rusia ka shitur produkte bërthamore në vlerë të 1.7 miliard dollarëve për kompanitë amerikane dhe evropiane, sipas të dhënave tregtare dhe ekspertëve.

Blerjet janë kryer kryesisht në kohën kur Perëndimi i ka rritur sanksionet ndaj Moskës për nisjen e luftës në Ukrainë më 2022, duke i bllokuar importet e naftës, gazit dhe vodkës ruse.

Mirëpo, Perëndimi ka hezituar në shënjestrim të eksporteve bërthamore të Rusisë, sepse këto lëndë djegëse janë kyçe për mbajtjen gjallë të reaktorëve.

Rusia e ka furnizuar industrinë bërthamore amerikane me rreth 12 për qind të uraniumit vitin e kaluar, sipas Administratës amerikane për Informacione të Energjisë.

Evropa është raportuar të ketë siguruar 17 për qind të uraniumit nga Rusia më 2022.

Varësia nga lëndët djegëse bërthamore të Rusisë pritet të rritet teksa shtetet shqyrtojnë alternativa ndaj lëndëve djegëse të papërpunuara.

Centralet bërthamore nuk prodhojnë emetime në natyrë, ndonëse ekspertët paralajmërojnë se energjia bërthamore bart me vete rrezikun e shkrirjes së reaktorëve dhe sfidën e ruajtjes së mbetjeve radioaktive në mënyrë të sigurt.

Në botë besohet se janë duke u ndërtuar 60 reaktorë bërthamorë dhe 300 të tjerë janë në fazë të planifikimit.

Shumica e 30 shteteve që prodhojnë energji bërthamore, në rreth 440 centrale, importojnë materiale radioaktive nga kompania shtetërore ruse e energjisë, Rosatom, dhe degët e saj.

Rosatom është lidere në pasurim të uraniumit në botë dhe renditet e treta për prodhim të kësaj lënde, sipas raportit vjetor të vitit 2022.

Rosatom, që është duke ndërtuar 33 reaktorë të rinj bërthamorë në 10 shtete, ka eksportuar mallra dhe materiale bërthamore në vlerë të 2.2 miliardë dollarëve vitin e kaluar, sipas të dhënave tregtare të analizuara nga Instituti Royal United Service, me seli në Londër.

Instituti ka thënë se kjo shifër mund të jetë shumë më e madhe, por nuk dihet për shkak të vështirësisë së gjurmimit të eksporteve të tilla.

Shefi i Rosatomit, Alexei Likhachyov, ka thënë për gazetën ruse Izvestia, se biznesi rus me shtetet tjera mund të arrijë në 200 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme.

Ekspertët besojnë se një fitim kaq i madh siguron fonde për përgjegjësinë kryesore të Rosatomit: hartimin e politikave dhe prodhimin e arsenalit bërthamor rus.

Zyrtarët ukrainas u kanë bërë thirrje liderëve botërorë që ta sanksionojnë Rosatomin për të këputur një degë të financimit për Moskën, dhe për ta ndëshkuar Putinin për nisjen e luftës.

Presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, u ka bërë thirrje liderëve botërorë që ta sanksionojnë Rosatomin, pasi forcat ruse e kanë fituar kontrollin e centralit bërthamor në qytetin ukrainas Zaporizhja.

Rosatom është duke e mbajtur pjesërisht në funksion këtë central, ndonëse Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, ka paralajmëruar vazhdimisht se një rrjedhje radioaktive mund të shkaktojë katastrofë të madhe.

“Ukraina nuk e kupton pse nuk është sanksionuar Rosatomi dhe udhëheqja e saj”, ka thënë Zelensky në maj.

Mbrojtësit e energjisë bërthamore besojnë se Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete evropiane, do të përballeshin me vështirësi të mëdha nëse do të hiqnin dorë nga produktet bërthamore ruse.

Industria e energjisë bërthamore amerikane prodhon rreth 20 për qind të të gjithë energjisë elektrike në ShBA.

Vlera e produkteve bërthamore ruse që janë dërguar në Shtetet e Bashkuara, e ka prekur vlerën e 871 milionë dollarëve vitin e kaluar, për dallim prej 689 milionë dollarëve më 2021, dhe 610 milionë dollarëve më 2020, sipas Byrosë amerikane të Regjistrimit.

Nëse analizohet pesha, importet amerikane të produkteve të uraniumit nga Rusia janë dyfishuar nga 6.3 tonë më 2020 në 12.5 tonë më 2022, sipas të dhënave tregtare nga ImportGenius.

Arsyeja e një varësie të tillë ekziston për dekada.

Industria amerikane e uraniumit është goditur më 1993 pas një marrëveshjeje për mospërhapje bërthamore, e cila ka rezultuar me importim të uraniumit nga Rusia.

Trendi negativ është përshpejtuar pas rënies globale të kërkesës për produkte bërthamore, si pasojë e shkrirjes së tre reaktorëve në centralin bërthamor japonez, Fukushima, më 2011.

Centralet bërthamore amerikane e kanë blerë 5 për qind të uraniumit të përdorur nga furnizuesit e brendshëm më 2021, dhe këto janë shifrat e fundit të publikuara nga Administrata amerikane për Informacione të Energjisë.

Burimi më i madh i uraniumit për centralet bërthamore ka qenë Kazakistani, me 35 për qind.

Aleatja e ngushtë e Rusisë, Kazakistani, është prodhuesja më e madhe e uraniumit në botë.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, është duke tentuar të ringjallë industrinë e uraniumit dhe prodhimit të lëndëve djegëse bërthamore, prandaj ligjvënësit kanë hartuar legjislacione për ta përshpejtuar procesin.

Megjithatë, këtë javë, Biden e ka prezantuar formimin e një monumenti kombëtar për të ruajtur tokën rreth Parkut Kombëtar Grand Canyon, që ndalon nxjerrjen e uraniumit nga ajo zonë.

“Është tepër e rëndësishme që t’i ndalim fondet për Rosatomin, monopolin shtetëror të Rusisë”, ka thënë senatori amerikan John Barrasso, i cili e ka prezantuar legjislacionin për ndarje të fondeve për industrinë bërthamore të ShBA-së.

“Ne duhet t’i ofrojmë siguri tregut amerikan për furnizime me lëndë djegëse bërthamore”.

Evropa është në situatë më të rëndë, pasi i ka 19 reaktorë të dizajnuar nga Rusia në pesë shtete, të cilat janë plotësisht të varura nga lëndët djegëse bërthamore ruse.

Franca, po ashtu, e ka një histori të gjatë të varësisë nga uraniumi rus.

Në një raport të publikuar në mars, Greenpeance, duke e cituar databazën e Kombeve të Bashkuara, ka thënë se importet e uraniumit të pasuruar nga Franca janë rritur nga 110 tonë më 2021 në 312 tonë më 2022.

Evropa ka shpenzuar vitin e kaluar rreth 828 milionë dollarë në produkte bërthamore ruse – përfshirë lëndë djegëse, reaktorë bërthamorë dhe makineri- sipas Zyrës evropiane të Statistikave, EUROSTAT.

Por, disa kombe evropiane janë duke marrë hapa për të vënë ndalesë ndaj uraniumit rus.

Pak pas nisjes së luftës në Ukrainë, Suedia ka refuzuar të blejë lëndë djegëse bërthamore nga Rusia.

Finlanda, e cila varet nga energjia ruse në dy prej pesë reaktorëve që ka, e ka shkëptuar një kontratë me Rosatomin për të ndërtuar një central të ri bërthamor.

Kompania finlandeze e energjisë, Fortum, e ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë amerikan Westinghouse Electric për t’i furnizuar dy reaktorë të saj me lëndë djegëse, pasi të skadojë kontrata me Rosatomin në shtatë vjetët e ardhshëm.

Edhe Republika Çeke ka tentuar të distancohet nga furnizimet ruse dhe është kthyer nga Westinghouse dhe kompania franceze Framatome për furnizimet e radhës – prej vitit 2024 – për centralin e vetëm bërthamore që e ka.

Sllovakia dhe Bullgaria kanë vepruar njëjtë – kanë gjetur furnizues tjerë.

Pavarësisht sfidave, ekspertët besojnë se presioni politik dhe dilemat rreth aftësisë së Rusisë për t’i ndalur të gjitha furnizimet, do ta shtyjnë pjesën më të madhe të Evropës që ta braktisin Rosatomin.

“Duke e pasur parasysh perspektivën, mund të themi se Rosatomi e ka humbur tregun evropian”, ka thënë Vladimir Slivyak, bashkudhëheqës i grupit rus për ambientin Ecodefense.

Slivyak ka thënë se deri më tani nuk dihet se si do menaxhojnë Hungaria dhe Franca këtë çështje.

Franca nuk ka shprehur gatishmëri për të hequr dorë nga uraniumi rus.

Hungaria, e cila mban lidhje të ngrohta me Rusinë, është tërësisht e varur nga Moska për t’i aktivizuar me lëndë djegëse katër reaktorët e saj bërthamorë.

Ajo planifikon ta zgjerojë një central me dy reaktorë të Rosatomit – projekt që është financuar me 10 miliardë euro kredi nga një bankë ruse.

Ekspertët kanë thënë se këta reaktorë do të jenë plotësisht të varur nga lëndët djegëse ruse për vite ose edhe dekada.

You Might Also Like

Europoli shkatërroi një rrjet trafikantësh armësh, u sekuestruan 74 armë

Takim i madh i NATO-s, tema kryesore do të jenë shpenzimet e mbrojtjes

Trump u ndalon qytetarëve të 12 vendeve hyrjen në SHBA

Axhendat Nderkombetare

Trump pezullon vizat për studentët e huaj që planifikojnë të ndjekin studimet në Harvard

Kosova Times August 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Deri në tre mijë euro gjobë për bizneset që lejojnë pirjen e duhanit brenda

Kosova Times Kosova Times March 19, 2024
Rusia evakuon flotën e Detit të Zi në Abkhazi pas humbjes së 20 anijeve nga sulmet e Forcave të Armatosura të Ukrainës
Sinani: Presheva, qendër e mjeshtërve të shahut nga rajoni
Çfarë përfiton Serbia dhe Rumania nga gazsjellësi i përbashkët?
Të rikujtojmë se…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?