By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çairi emërton një rrugë me emrin e Adem Demaçit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çairi emërton një rrugë me emrin e Adem Demaçit
Ballina 2Rajon / Botë

Çairi emërton një rrugë me emrin e Adem Demaçit

Kosova Times
Last updated: 2023/08/11 at 4:29 PM
Kosova Times Published August 11, 2023
Share
SHARE

Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot po viziton këto dy komuna të Maqedonisë së Veriut

Vizitën ka nisur në Komunën e Çairit, me ç’rast kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës me emrin “Adem Demaçi”, veprimtari i cili para dy javësh kishte përvjetorin e 5-të të vdekjes.

Ceremonia e emërtimit të një rruge me emrin e Adem Demaçit në Komunën e Çairit për kryeministrin është e rëndësisë së veçantë, ndonëse në Kosovë ka disa rrugë që e mbajnë këtë emër. Ai e cilësoi këtë ngjarje si shenjim i një kohe me një emër: “kohës së shtypjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi e cila mes shqiptarëve e prodhoi një njeri simbol të lirisë: Bacin Adem Demaçi”.

Gjatë deklarimit të tij, kryeministri Kurti rikujtoi se si gazetari, shkrimtari, intelektuali dhe veprimtari, Adem Demaçi, veprat e të cilit i kushtuan plot 28 vite të kaluara nëpër burgje, frikësoi dy liderët diktatorë, Josip Broz – Tito i ish-Jugosllavisë dhe Nikita Krushqev i ish-Bashkimit Sovjetik, të cilët ishin kujdesur që para vizitës së tyre në Shkup, 60 vite më parë, ta burgosnin Adem Demaçin.

“Shtypësit dhe mohuesit e lirisë, nuk mund të parakalonin lirshëm në një vend ku liria kishte për sinonim edhe një emër të përveçëm njeriu, emrin e Adem Demaçit. 60 vite më pas, në Maqedoni ka ende rrugë dhe shkolla me emrin “Josip Broz – Tito”, andaj emërtimi i një rruge me emrin “Adem Demaçi” është edhe një akt këmbënguljeje në përpjekjen e pafundme të një populli për liri”, u shpreh ai.

Kësisoj, duke e emërtuar këtë rrugë në Çair me emrin “Adem Demaçi”, kryeministri tha se po shënjohet një triumf i lirisë në kuptimet e saj më të kulluara politike, historike dhe njerëzore.

Në këtë përurim ishin të pranishëm edhe mbesa e veprimtarit Adem Demaçit, Fitore Shahini, Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Zëvendës-shefi i Misionit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Prindon Sadriu, deputetë e ish-deputet të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut e qytetarë shqiptarë të Çairit dhe të gjithë Shkupit.

Sipas agjendës, Kryeministri Kurti pritet të arrij në Komunën e Tetovës për të realizuar aktivitetet dhe takimet e parapara në kuadër të kësaj vizite e cila përfundon me manifestimin mirëseardhës në sheshin “Iliria” të Tetovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times August 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Në Kosovë do të mbahet gara e kuzhinierëve

Kosova Times Kosova Times January 6, 2023
Armenia e gatshme për të njohur Karabakun si pjesë të Azerbajxhanit
Gërvalla e Bettel konfirmojnë bashkëpunimin mes Kosovës e Luksemburgut
Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit
Pini një gllënjkë nga kjo pije në mëngjes: Zorrët tuaja do të punojnë si orë dhe do të harroni tretjen e keqe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?