By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia e Kosovës arreston pesë persona në veri për sulm, kontrabandë dhe posedim të narkotikëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia e Kosovës arreston pesë persona në veri për sulm, kontrabandë dhe posedim të narkotikëve
Ballina 1Lajme

Policia e Kosovës arreston pesë persona në veri për sulm, kontrabandë dhe posedim të narkotikëve

Kosova Times
Last updated: 2023/08/11 at 2:23 PM
Kosova Times Published August 11, 2023
Share
SHARE

Policia e Kosovës i ka arrestuar pesë persona dhe është në kërkim të një personi tjetër, pas sulmit që u është bërë zyrtarëve policorë në Zveçan, teksa kanë qenë duke e luftuar kontrabandën, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se në orët e hershme të së premtes, Policia ka tentuar ta ndalë një kamion me mallra kontrabanduese, kur kanë nisur të shtënat e grupit, të cilave Policia u është përgjigjur njëjtë.

“Nuk ka të plagosur, policia i ka arrestuar pesë persona, dhe është në kërkim të një personi tjetër”, ka thënë Elshani.

Ndërkohë, ky informacion është përhapur në rrjetin social Telegram, dhe është interpretuar që Policia e Kosovës “ka qëlluar me armë serbët në Kosovë, dhe i ka kidnapuar pesë prej tyre”.

“Kamioni në të cilin kanë qenë serbët është shoshitur plotësisht, nuk ka informacione nëse dikush është plagosur”, është thënë në njoftimin e bërë nga kanali “Rebelimi është stil jete”.

Ky dhe kanale tjera në gjuhën serbe, janë aktive prej rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, në fund të muajit maj.

Atë periudhë serbët lokalë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – komuna me shumicë serbe – i kanë kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë, ndonëse ata vetë i kanë bojkotuar zgjedhjet e prillit.

Në një kanal tjetër në Telegram, në gjuhën serbe, “Patriotizam” është përmendur se serbët dyshohet se kanë tentuar të dërgojnë furnizime në veri të Kosovës përmes rrugëve alternative, dhe kanë pyetur nëse transportimi i “produkteve ushqimore bazike është arsye për të shtëna, apo që dikush të goditet”.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tri makina dhe një kamion janë konfiskuar, dhe se përveç kontrabandës, ka gjetur edhe lëndë narkotike.

Rasti është duke u iniciuar si sulm ndaj zyrtarëve policorë, kontrabandë me mallra, dhe posedim i narkotikëve.

Kjo nuk është hera e parë që Policia e Kosovës ka konfiskuar mallra kontrabandauese, lëndë narkotike dhe armë në pjesën veriore.

Të hënën, më 7 gusht, në Mitrovicë të Veriut është gjetur një laborator droge, në të cilin ka pasur pajisje për mihje të kriptovalutave.

You Might Also Like

Katër të arrestuar për vjedhje të rënda në Obiliq, mes tyre tre të mitur

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Kamberi: SHBA-të kërkojnë përgjegjësi nga Serbia për diskriminim në Luginë

Institucionet e sigurisë forcojnë aftësitë nga trajnimi me DEA-n e SHBA-ve

ASK: Bie numri i përfituesve të pensioneve invalidore të punës

Kosova Times August 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin mbi Zelenskyn: Ai duhet të pranojë marrëveshjen e ofruar të paqes ose të përballet me një fat më të vështirë

Kosova Times Kosova Times November 22, 2025
Konfindustria alarmon: Shqipëria rrezikon krizë ekonomike nëse nuk përshtatet me politikat tregtare të ShBA dhe BE
Si të mbjetohet?
Server propozoi ide që do të korrigjonin gabimet e administratës së Bidenit lidhur me rajonin
Konjufca: Në Koshare luftoi e gjithë shqiptaria
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?