By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aligatori “më i vjetër në botë” ende kërkon dashuri në Beograd
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Aligatori “më i vjetër në botë” ende kërkon dashuri në Beograd
Ballina 2Rajon / Botë

Aligatori “më i vjetër në botë” ende kërkon dashuri në Beograd

Kosova Times
Last updated: 2023/08/12 at 4:55 PM
Kosova Times Published August 12, 2023
Share
SHARE

Askush nuk e di saktësisht se si aligatori Muja u mbijetoi bombardimeve ajrore që shkatërruan kopshtin zoologjik të Beogradit gjatë Luftës së Dytë Botërore apo në muajt e braktisjes që pasuan, por Kristijan Ovari ka një teori.

“Supozimi im është se disa nga kujdestarët po vinin [në kopsht] me ushqim”, tha biologu i kopshtit zoologjik të Beogradit për luftën që vrau çdo kafshë të madhe të kopshtit zoologjik përveç Mujës dhe një hipopotami.

“Unë e di se si janë kujdestarët. Kur punoni në një kopsht zoologjik, lidheni shumë emocionalisht me kafshët”.

Ovari ndaloi pak para se të shtojë: “Unë, thjesht, mund të qaj tani”.

Muja në tharkun e tij veror. Në dimër, ai zhvendoset në një strehë të ngrohtë.
Muja në tharkun e tij veror. Në dimër, ai zhvendoset në një strehë të ngrohtë.

Muja është aligatori amerikan më i vjetër i njohur në botë dhe me siguri po u afrohet të nëntëdhjetave.

Arkivat e Kopshtit Zoologjik të Beogradit u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe data e lindjes së Mujës nuk dihet, por një copëz gazete e 10 gushtit 1937 shkruan se ai arriti në kopshtin zoologjik nga Gjermania. Mendohet se në atë kohë ai ishte rreth dy vjeç.

Aligatorët në natyrë zakonisht jetojnë deri në 50 vjet – nisur nga ky fakt është e mundshme që Muja të jetë aligatori më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë.

Një familje nga Beogradi e sheh Mujën në ambientet e tij verore për herë të parë.
Një familje nga Beogradi e sheh Mujën në ambientet e tij verore për herë të parë.

“Unë jam ende i mahnitur me të”, tha Ovari për Radion Evropa e Lirë. “Sa herë që vjen sezoni i mbarështimit, ai fillon të kërkojë partneren, edhe tani”.

“Thirrjen” për çiftëzim në pranverë aligatorët e shfaqin duke e përkulur shpinën, duke u dridhur dhe më pas duke lëshuar një ulërimë.

Fotografitë e vitit 1949 tregojnë nxënës të shkollës duke parë Mujën dhe një aligator femër në të njëjtin thark ku jeton edhe sot Muja.
Fotografitë e vitit 1949 tregojnë nxënës të shkollës duke parë Mujën dhe një aligator femër në të njëjtin thark ku jeton edhe sot Muja.

Fotot e ruajtura në Arkivin e ish-Jugosllavisë tregojnë se Muja kishte një partnere pasi kopshti zoologjik u rindërtua pas luftës. Femra vdiq në vitet 1960, pasi një kujdestar e mbushi gabimisht pishinën e tyre me ujë të nxehtë.

Në këtë fotografi aligatorit Muja i shihet këmba e djathtë e përparme e amputuar.
Në këtë fotografi aligatorit Muja i shihet këmba e djathtë e përparme e amputuar.

Muja mbijetoi pa u lënduar nga bombardimet naziste, pastaj nga ato të aleatëve të NATO-s në Beograd më 1999. Por, në vitin 2012, Muja u shpërfytyrua pas një operacioni urgjent.

Aligatorit Muja iu krijua një gangrenë në këmbën e tij të djathtë të përparme dhe u desh t’i nënshtrohej një një operacioni, i cili u krye nga një ekip i kombinuar mjekësh dhe kirurgësh veterinerë, i pari i këtij lloji në Serbi.

Biologu Kristijan Ovari tha se Muja “me siguri do të kishte ngordhur” po të mos ishte operuar.

Midis kohës së ushqyerjes së tij javore, kur përtyp pula të tëra, peshq dhe minj, Muja mezi lëviz, përveçse kur herë pas here godet insektet.

Disa vizitorë bëjnë shaka duke thënë se kafsha gati e palëvizshme është e balsamuar. Një gazetar serb e kapi një legjendë të qëndrueshme të Mujës gjatë një bisede të shkurtër që dëgjoi ndërmjet një vajze të vogël dhe gjyshit të saj teksa e shikonin aligatorin në tharkun e tij.

“Gjysh, a është gjallë ky aligator?”, pyeti vajza.

“Nuk e di, zemër. E pyeta gjyshin tim të njëjtën gjë 60 vjet më parë”, u përgjigj burri.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times August 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Plagët e popullit nuk mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet

Kosova Times Kosova Times May 2, 2023
Çfarë dihet për personin që tentoi ta vriste Trumpin?
Ish-kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kazakistanit u arrestua në rastin e trazirave në 2022
Ambasadori Hill për formimin e Asociacionit: Mendoj se do të ndodhë
Një pasagjer u përpoq të hapte derën e avionit përpara se të ulej në Panama
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?