By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ibrahimi: Falja e tatimit në pronë shpëton qytetarët, dëmton komunat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Ibrahimi: Falja e tatimit në pronë shpëton qytetarët, dëmton komunat
Ballina 1Financa

Ibrahimi: Falja e tatimit në pronë shpëton qytetarët, dëmton komunat

Kosova Times
Last updated: 2023/08/13 at 3:14 PM
Kosova Times Published August 13, 2023
Share
SHARE

Qytetarëve të Kosovës i janë falur 100 euro të tatimit në pronë për vitin 2023, mirëpo viteve të tjera ata do të paguajnë faturat me ngritje. Kështu thonë për Radio Kosovën nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. E përfaqësues të shoqërisë civile thonë se falja e këtyre mjeteve do të ndikojë në investime kapitale.

Miratimi i plotësim ndryshimit të Ligjit për Tatimin në Pronë, po vlerësohet se do t’i dëmtojë komunat me miliona euro. Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, komunat presin që të kompensohen për humbjet që do t’i pësojnë me faljen e 100 eurove në bazë të këtij projektligji.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se komunat në këtë rast do të pësojnë dëme financiare, sepse mjetet nuk do t’i kompensojë niveli qendror. Ai shpjegon për Radio Kosovën se kjo falje prej 100 eurosh për qytetarët, është vetëm për këtë vit.

“Qytetarët duhet ta dinë se vitin e ardhshëm do ta paguajnë faturën e tatimit në pronë me ngritjen që e ka bërë Ministria e Financave gjatë vitit 2023. Kjo falje do të vlejë vetëm për vitin 2023, sepse viteve të ardhshme do të paguhet fatura e tatimit në pronë me atë rritje që është bërë nga Ministria e Financave”, tha ai.

Sazan Ibrahimi tha se është e pakuptimtë që niveli qendror të marrë vendime për nivelin lokal.

“Ne jemi çuditur me urgjencën që Parlamenti i Kosovës e ka ndërmarrë për sa i përket miratimit të këtij ligji, sepse kemi pritur që së pari të konsultohen kryetarët e komunave dhe komunat, sepse tatimi në pronë dhe të hyrat nga tatimi në pronë janë të hyra të komunave e nuk janë të nivelit qendror”, deklaroi ai.

E hulumtuesi i Iniciativës për Progres (INPO), Valmir Ilazi, konsideron se falja e 100 eurove të tatimit për qytetarët është e mirëpritur. Mirëpo, ky vendim, siç thotë ai, do të ndikojë në të hyrat e komunave.

“Do të ndikojë në uljen e të hyrave të komunave duke qenë se burimi kryesor i komunave është tatimi dhe do të ndikojë të projektet dhe investimet kapitale që komunat tashmë i kanë në plan të prokurimit”, deklaroi Ilazi.

Ndërkaq në Kuvendin e Kosovës ka kaluar ligji i cili shtrenjton tatimin në pronë. Ndryshe tatimi në varësi të vlerës së pronës diku është rritur 100%, e diku ka mbetur i njëjtë.

You Might Also Like

Osmani takon Radoniqin, flasin për përgatitjet e KQZ-së për balotazh

Osmani: Nuk ka qëndrim unik për mandatarin e dytë

Liderët e partive në takim me presidenten Osmani

Krasniqi: Qeveria në detyrë po tenton të blejë vota

LDK: Miratimi i buxhetit nga qeveria në detyrë, akt i paprecedent politik

Kosova Times August 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Krimi në Zagreb: Një adoleshent goditi me thikë një familjar dhe e plagosi rëndë

Kosova Times Kosova Times January 2, 2025
Ushtria ukrainase njoftoi shkatërrimin e avionit luftarak rus Su-34
Rohde: Kosova mund t’i kursejë deri në 55 milionë euro në vit me anëtarësim
Ancelotti para ndeshjes me Liverpool: Ta shohim kush ka më shumë karakter
Parodi apo propagandë ruse: Shikoni videon gazmore të “realitetit” në Rusi dhe Britani (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?