By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krizat permanente politike e institucionale ndikuan në eksodin masiv
May 10, 2025
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bie numri i të rinjve që aplikojnë për studime në universitete
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bie numri i të rinjve që aplikojnë për studime në universitete
Ballina 1Lajme

Bie numri i të rinjve që aplikojnë për studime në universitete

Kosova Times
Last updated: 2023/08/14 at 9:26 AM
Kosova Times Published August 14, 2023
Share
SHARE

Viteve të fundit ka rënie të numrit të të rinjve që kanë aplikuar për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës dhe universitete të tjera.

Profesorë universitarë dhe njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se ndër faktorët që kanë ndikuar në rënien e numrit janë: mos punësimi, konkurrenca, migrimi dhe kërkesa e tregut të punës për profile të caktuara.

Prej vitesh në Universitetin e Prishtinës ka rënie të numrit të studentëve, ku vetëm këtë vit janë rreth 1 mijë studentë më pak. Për profesionistët universitarë kjo është si pasojë e largimit të të rinjve por edhe konkurrencës nga kolegjet private.

Profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, Blerim Rexha, fakultet i cili është ndër me të kërkuarit viteve të fundit, i tha RTK-së se kërkesa për t’u bërë pjesë e këtij fakulteti është rritur shumë, për shkak të kërkesave në tregun e punës për këtë lloj profili.

“Programi ynë këtë vit ka shënuar një rritje në Universitetin e Prishtinës, duke e bërë programin më të kërkuar pas atij të mjekësisë. Kjo është si pasojë, sipas mendimit tim, për shkak të kërkesave të rritura në tregun e punës. Tani kemi konkurrencë shumë serioze nga kolegjet private dhe universitetet e tjera publike”, tha Rexha.

Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë së janë shumë faktorë të cilët kanë ndikuar në rënien e numrit të studentëve ndër vite.

Xhavit Rexhaj i tha Radio Kosovës së njëri ndër faktorët është se të rinjtë pas përfundimit të studimeve, nuk po arrijnë të punësohen.

“Një prej arsyeve që ka rënie është që janë shkolluar ata të cilët arsimin e lartë e kanë marrë si mundësi të dytë, në anën tjetër kemi ikjen e të rinjve për shkak të migrimit dhe faktori tjetër është pa perspektiva”, tha Rexhaj.

E, për sa i përket rritjes së interesimit të të rinjve për drejtimet  kompjuterike e inxhinierike, Rexhaj tha se të rinjtë më mirë e përcjellin kërkesën e tregut të punës se sa vetë institucionet.

“Të rinjtë më mirë i përcjellin trendët e punësimit dhe kërkesat e tregut të punës se sa institucionet e arsimit të lartë. Më mijëra njerëz kanë diplomuar në profile të cilat nuk kanë qenë të kërkuara  nga tregu dhe kjo ka bërë të bjerë interesimi i të rinjve, pasi ka kryer universitetin dhe nuk është punësuar fare ose është punësuar në një profil tjetër”, tha ai.

Drejtimet, Letërsi Shqipe, Gjuhë Shqipe dhe Filozofi, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” nga viti në vit po zbehën, duke rrezikuar edhe shuarjen në të ardhmen, në rast se vazhdon trendi i njëjtë. Këtë vit në Degën e Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë aplikuar vetëm gjashtë studentë, numër ky tejet i vogël e po ashtu shqetësues. Ndërsa,  në Drejtimin Gjuhë Shqipe kanë aplikuar 20 studentë, numër shumë më i ulët në krahasim me vitet e kaluara.

You Might Also Like

I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Moti në Shqipërie, me vranësira, kthjellime dhe mundësi reshje

Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Kosova Times August 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti uron Finlandën për anëtarësim në NATO

Kosova Times Kosova Times April 5, 2023
Kongresmenët amerikan të indinjuar në Natanjahun: Kërkojnë nga Biden të vendosë sanksione ndaj skifterëve izraelitë
Ministri Mehaj dhe Ministri Krasniqi vizituan Pejën, pas vërshimeve të mbrëmshme
Serveri: E habitshme që sugjerimet e Kurtit për AKS nuk u morën parasysh
Kurti takon Kamberin, flasin për situatën politike dhe të sigurisë në rajon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?